Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

BE konfuze me Gazën, ‘Paqja e të pasurve’, e ardhmja e shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ben Andoni

Është konsideruar si fat por edhe si ogur i mirë për Shqipërinë, ç’ka ka ndodhur me organizimin e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Qeveria Rama ka bërë më të mirën nga ana e saj, ndërsa shumë gjëra në hije, kanë zbehur pritshmëritë për të.

Është konsideruar si fat por edhe si ogur i mirë për Shqipërinë, ç’ka ka ndodhur me organizimin e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Qeveria Rama ka bërë më të mirën nga ana e saj, ndërsa shumë gjëra në hije, kanë zbehur pritshmëritë për të. Megjithatë fondet e premtuara kanë sjellë jo pak entuziazëm. Duke kontrolluar axhendën, çdokush pa se ishte e pamundur të trajtohej çështja e sulmit me armë të trupës paramilitare me serbë të Kosovës (Në fakt, për ditë po jepen fakte dhe dëshmi reale se gjithçka ishte e nisur prej Serbisë), fakt që jo vetëm po mban peng dialogun e vështirë ballkanik, por që e ka bërë praktikisht të pamundur, që palët të ulen më normal në tryezë. Megjithatë, ajo që ndodhi qindra kilometra më andej për shkak të sulmit të beftë të Hamasit mbi territorin izraelit, jo vetëm fashiti shumë gjëra lidhur me zhvillimet ndërkombëtare, por po lë në hije edhe atë që bota parashihte për zbutjen e konflikteve ‘të fjetura’

Nga ana tjetër, ngjarjet e këtyre ditëve, po tregojnë se burokratët e BE-së, ata të OKB-së, vetë shtetet që vendosin jo pak mbi fatet ndërkombëtare, dinë pak ose fare aspak për realitetet. E themi këtë jo thjesht për shkak të dështimit të frikshëm të Izraelit, por edhe të gjithë parashikimeve botërore për zbutjen e konflikteve të vjetra dhe të reja.

Rreth fundit të muajit të kaluar, e gjithë media ndërkombëtare, u shpreh për një dakordësi mes udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Arabisë Saudite, e cila do të bazohej edhe në marrëveshjet e normalizimit të Izraelit me Marokun dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërkohë që, siç ndodh rëndom, palestinezët pothuajse janë fare të dukshëm në këto marrëveshje dhe ekzistenca e tyre llogaritet shumë pak. Shkrimtari David Grossman në një shkrim të tij për “Financial Times” do të shkruante me logjikën e pagabueshme të njeriut të letrave: ”Nëse mund ta hamendësoj: Izraeli pas luftës do të jetë shumë më i Djathtë, militant dhe racist. Lufta e detyruar ndaj saj do të ketë çimentuar stereotipet dhe paragjykimet më ekstreme, urrejtëse që shkojnë – dhe do të vazhdojnë të inkuadrojnë edhe më fort – rreth identitetit izraelit. Dhe ky identitet do të mishërojë tani e tutje edhe traumën e tetorit 2023, si dhe polarizimin, përçarjen e brendshme të vendit. A është e mundur që ajo që humbi – ose u pezullua pafundësisht – më 7 tetor, ishte shansi i vogël për dialogun e vërtetë, për pranimin e vërtetë të ekzistencës së kombit tjetër? Dhe çfarë thonë tani ata që vringëllonin me nocionin absurd të një “shteti binacional”? Izraeli dhe Palestina, dy kombe të shtrembëruara dhe të korruptuara nga lufta e pafundme, nuk mund të jenë më tashmë as kushërinj me njëri-tjetrin – a beson dikush ende se mund të jenë si ata binjakët e bashkuar? Shumë vite pa luftë do të duhet të kalojnë, përpara se të mund të merret parasysh pranimi i njëri-tjetrit dhe shërimi. Ndërkohë, ne mund të imagjinojmë vetëm përmasat e frikës dhe urrejtjes që tashmë do të dalin në sipërfaqe. Unë shpresoj, lutem, që do të ketë palestinezë në Bregun Perëndimor, të cilët, pavarësisht urrejtjes së tyre ndaj Izraelit – okupatorit të tyre – do ta veçojnë veten, qoftë me veprim apo fjalë, nga ajo që kanë bërë bashkatdhetarët e tyre. Si një izraelit, nuk kam të drejtë t’u predikoj atyre apo t’u them se çfarë të bëjnë. Por si qenie njerëzore, unë kam të drejtë – dhe detyrim – të kërkoj prej tyre veç sjellje njerëzore dhe morale”. Shkrimtari fitues i Man Booker International Price 2017 dhe autori i “More than I Love My Life” ka bërë një nga grafitë më të mëdha të vendit të tij, duke nxjerrë dhe aspektin shtazarak të Hamasit mbi të pafajshmit, ashtu si edhe ka rrëfyer për korrupsionin dhe tmerrin e liderëve izraelitë, por thirrja e tij përmes demaskimit të Netanjahut duket se është për të gjithë këtë elitë, që sot e sundon botën në mënyrën më të pandershme të mundur.

Lexo edhe :  Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Por, të paktën media, në këto ditë dhe sidomos analistë të fuqishëm dhe mendje të kthjellëta si Grosmman kanë shkuar edhe më në thellësi të problemit. Këto janë pasojat dhe mësimi për vendet që me radhë drejtohen nga udhëheqje të korruptuara, një e tillë e çoi vetë Izraelin në rrëmujë; në dështimin e institucioneve të saj të ligjit dhe drejtësisë, ushtrinë, sistemin e saj arsimor; shkërmoqi të gjithë strukturën e shtetit që e mbajti jashtë burgut kryeministrin e saj, sipas Grosmann.

Por edhe më shqetësues është fakti se tashmë nuk mendohet më për njerëzit por për pseudo elitat. Dhe kjo është vërtetë fatkeqësia e shtuar. “Unë shoh gjithashtu një ndjenjë të thellë tradhtie. Tradhtia e qytetarëve nga qeveria e tyre – nga kryeministri dhe koalicioni i tij shkatërrues. Marrëveshja izraelito-saudite nuk është e palidhur me ngjarjet e ‘Të Shtunës së Zezë’ midis Gazës dhe Izraelit. Paqja që do të krijonte është një paqe e të pasurve. Është një përpjekje për të kapërcyer thelbin e konfliktit. Këto ditët e fundit kanë vërtetuar se është e pamundur të fillohet zgjidhja e tragjedisë së Lindjes së Mesme pa ofruar një zgjidhje që lehtëson edhe vuajtjet e palestinezëve”, po i referohemi sërish Grosmann.

Po pse vallë po urrehen të pasurit? Pasi janë ata gjithnjë pas kalkulimeve të luftërave, pas lukseve të frikshme dhe projeksionit të përçudnuar të shoqërive, ku ata mbeten gjithnjë protagonistë.

Ajo, që ka bërë përshtypje për zyrtarët e lartë të BE-së ardhur në Tiranë dhe ata që nuk mund të vinin, lidhet me kaosin e qëndrimeve të tyre. E nisi Komisioneri i Zgjerimit, Varheli, kur foli mbi ngrirjen e ndihmës së BE-së për territoret palestineze, duke thënë se pagesat do të vazhdojnë derisa të përfundojë një rishikim, nëse ata po financojnë pa dashje grupet terroriste! Eric Mamer, zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian, do të shprehej menjëherë se Várhelyi nuk ishte konsultuar me zyrtarë të tjerë të lartë brenda ekzekutivit të bllokut përpara se të postonte në mediat sociale se “të gjitha pagesat [janë pezulluar] menjëherë”. Kryekomisionerja Von der Layen u mjaftua duke u shprehur se Izraeli duhet t’i përgjigjet “mizorive të kryera nga Hamasi”, aman pa ua përmendur autoriteteve mikpritëse izraelite detyrimet themelore ndaj të pafajshmëve palestinezë në operacionet e tyre ushtarake. Ndërkohë një nga personazhet kryesore të Komisionit Europian, spanjolli Jozef Borrel që ndodhej për një vizitë në Kinë, dukej shumë më afër me qëndrimet e shteteve evropiane, sak ato që donin t’i shprehte Von der Leyen në Izrael. “Si përfaqësues i qëndrimit zyrtar të Bashkimit Europian, them se urdhri (…i Izraelit për evakuimin e civileve nga Gaza veriore ) është krejtësisht i pamundur të zbatohet. Të imagjinosh se mund të zhvendosim një milion njerëz në 24 orë në një situatë si ajo e Gazës, kjo mund te shpjerë vetëm në një krizë humanitare”. Me sa duket, do t’i duhet Charles Michel që pas samitit të Tiranës të zgjidhi shumë shqetësime dhe mbi të gjitha të tregoi se ky kaos evropian po i bën popujt gjithnjë e më të zhgënjyer.

Dhe zhgënjim më të madh sesa për shqiptarët nuk mund të ketë? Kosova pret masat shtrënguese ndaj Serbisë, por tashmë askush se ka mendjen tek ata! Në Tiranë nuk mund të flitej ashtu si duhej ndaj Serbisë. Shqipëria dhe Kosova vlerësojnë ndërkombëtarët dhe mbështesin gjithçka që bën BE dhe SHBA, por shpesh kanë mbetur me gishtërinj në gojë për qëndrimin ndaj tyre. Dhe, ngjarjet në Lindjen e Mesme na dhanë mësim për elitat e korruptuara, mënyrën sesi përdoren popujt, por edhe kaosin e ri të BE-së. E për këtë të fundit, edhe konstatimin se kur pritet që palët në konflikt të kthjellohen, ajo mban palë duke mos qenë asnjëherë palë…me të drejtën/I.S

Të fundit

Shkencëtarët e konfirmojnë: Ja cili planet nuk ka pasur kurrë ujë

Një grup shkencëtarësh kanë konfirmuar se planeti Venus nuk ka pasur kurrë ujë. Planeti Venus është i dyti në...

A është Shqipëria një vend i ngrohtë për bashkëqytetarët me aftësi ndryshe?

Alba Malltezi Në metronë e Milanos, në një stacion të linjës së kuqe, drejtuesja e trenit, një vajzë rreth të 30-ave, zbriti dhe vendosi një...

Kryeministrja italiane, asnjë hap pas: Marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni vazhdon të jetë e bindur se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të funksionojë, edhe pse tashmë kampet mikpritëse në...

FOTO/ Don Xhon në lidhje me një tjetër ruse

Reperi Don Xhon nuk mund të ndahet nga vajzat ruse. Këtë e ka zbuluar vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku ndau një...

Të dënuar dhe dëbuar, kush janë shqiptarët e rikthyer ilegalisht në Britaninë e Madhe

Kriminelët e huaj që shmangën deportimin kanë kryer më shumë se 10,000 krime në një vit, kanë zbuluar shifra të reja. Të dhënat e Ministrisë...

Lajme të tjera

Web TV