Beleri vijon denoncimin e rasteve abuzive nga burgu: Të fortët e Himarës po marrin prona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri edhe pse ndodhet në burg me akuzën për shit-blerje votash, vijon me denoncimin e rasteve abuzive në Himarë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai denoncon se në Himarë “të fortët” po tjetërsojnë pronat nga dita në ditë. Duke iu referuar konkretish shtetasit Ilir Brokaj, ai thotë se ky i fundit po i leje ndërtimore falë miqësisë me kryebashkiakun në detyrë, Jorgo Goron ose nga haraçet që i ka dhënë këtij të fundit.

Në postim, Beleri shkruan se ky nuk është një denoncim në rrjetet sociale, por që për këtë çështje ka ngritur edhe një padi penale.

“KKRT i ka dhënë bashkisë Himarë lejen zhvillimore dhe e autorizon këtë të fundit të vazhdojë procesin për pajisjen e subjektit “Queen Elisabet” sh.p.k në pronësi të Ilir Brokajt. Ky subjekt zhvillon aktivitet mbi pronat e ligjshme të familjeve Shkurti, Neço-Zbogo, Jeto, Lato, Dhima.

Pronat janë trajtuar me ligjin 7501 nga familjet e mësipërme, por në fakt këto prona nuk u janë dhënë dhënë familjeve në fjalë, por janë trajtuar si prona të z.Brokaj dhe bashkisë Himarë, Jorgo Goros, i cili më pas ka dhënë leje ndërtimi në to.Goro ka dhënë leje ndërtimi mbi këto prona, pa vërtetuar statusin juridik të pronave që është minimumi juridik që duhet të bëjë ai dhe stafi i tij në këtë rast”, shkruan Beleri ndër të tjera.

E plotë:

Në Himarë pavarësisht denoncimeve tona të përditshme vijon ende tjetërsimi i pronave, rastet abuzive, paligjshmëria si dhe shkelja e të drejtave mbi pronën e të gjithë qytetarëve himarjotë.

Ashtu siç kemi bërë gjithmonë edhe sot, po vazhdojmë të denoncojmë publikisht një tjetër rast të abuzimeve dhe tjetërsimeve të pronës nga “të fortët” e Himarës, të cilët kanë miqësi me kryetarin e larguar me votën qytetare nga detyra e kryebashkiakut, Jorgon e famshëm të zullumeve me pronat.

Denoncimi nuk do të mbetet vetëm në kuadrin publik, ndërsa ju bëjmë me dije se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, megjithëse është i burgosuri politik i pushtetit, ka ngritur një padi penale për këtë çështje.

Lexo edhe :  Rama: Presim të jemi me ju në ditën kur Ukraina do të marrë frymë lirisht

Ilir Brokaj është një tjetër emër “i fortë” i Himarës, i cili përfiton leje ndërtimore vetëm falë ndoshta miqësisë me Jorgo Goron ose ndoshta ndoshta pagesës së haraçeve që i është dhënë Goros, tjetërsuesit të pronave nga z.Brokaj.

Më saktësisht po ju tregojmë në detaje se Ilir Brokaj ka një vërtetim hipotekor, për rreth 6 mijë metra katrorë tokë në Himarë që pretendon se e ka blerë nga Sindikata e Shqipërisë. Vlen të theksohet se në të gjitha ligjet në fuqi të Republikës së Shqipërisë, sindikata ka në pronësi të gjitha godinat , por jo truall.

KKRT i ka dhënë bashkisë Himarë lejen zhvillimore dhe e autorizon këtë të fundit të vazhdojë procesin për pajisjen e subjektit “Queen Elisabet” sh.p.k në pronësi të Ilir Brokajt. Ky subjekt zhvillon aktivitet mbi pronat e ligjshme të familjeve Shkurti, Neço-Zbogo, Jeto, Lato, Dhima. Pronat janë trajtuar me ligjin 7501 nga familjet e mësipërme, por në fakt këto prona nuk u janë dhënë dhënë familjeve në fjalë, por janë trajtuar si prona të z.Brokaj dhe bashkisë Himarë, Jorgo Goros, i cili më pas ka dhënë leje ndërtimi në to.

Goro ka dhënë leje ndërtimi mbi këto prona, pa vërtetuar statusin juridik të pronave që është minimumi juridik që duhet të bëjë ai dhe stafi i tij në këtë rast.

Theksohet gjithashtu se pronarët janë në proces gjyqësor me Ilir Brokaj, Jorgo Goron dhe Sindikatën Shqipëtare, ku për momentin ka dalë madje edhe një vendim pezullimi i punimeve në pronat në fjalë.

IKMT dhe bashkia Himarë nuk e zbaton vendimin e pezullimit të punimeve pavarësisht se ky i fundit është i shkruar “e zeza mbi të bardhë” si vendim zyrtar edhe i gjykatës së shkallës së parë në Vlorë.

Madje edhe institucionet e sipërpërmendura janë njoftuar me shkrim për këtë vendim, por pavarësisht kësaj vazhdojnë mos ta zbatojnë.

Ky rast flagrant, lehtësisht i vërtetueshëm pasi disponohen të gjitha dokumentacionet përkatëse, tregon qartë korrupsionin, tjetërsimin e pronave në Himarë, i cili vazhdon duke rritur ritmet çdo ditë edhe më tepër./   S.M

Të fundit

Nuk ndalet debati mes dy aktoreve në BBV, Julja përplaset me Eglën: Do dalësh…

Dy aktoret, Julja Ilirjani dhe Egla Ceno, vijojnë të mos kenë një marrëdhënie të afërt në “Big Brother VIP”,...

Samiti/ Ekspertja e ekonomisë: BE përpjekje për ta përfshirë Ballkanin Perëndimor në BE

Në një intervistë televizive, ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj u shpreh se ka përpjekje të shtuar për ta përfshirë Ballkanin Perëndimor në union. Ajo shti...

A do të vizitoni Kosovën? Ja përgjigja epike e kryeministrit shqiptar të Maqedonisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, tha se nuk ka marrë ftesë ende për ta vizituar Kosovën. I pyetur nga gazetarët pse nuk e...

Çfarë po ndodh? Shkencëtarët ngrenë alarmin, shkurti i këtij viti më i nxehti në histori

Muaji shkurt i këtij viti mund të jetë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në histori, me lulet që kanë lulëzuar më herët në...

“Do t’i ha hallvën”/ Nuk ndalet Erjola, vazhdon me Ledjonën planin kundër Ilnisës

Erjola me Ledjonën kanë qenë duke biseduar me njëra-tjetrën për planin që ato të dyja në bashkëpunim me Julin kanë thurur për Ilnisën dhe...

Lajme të tjera

Web TV