Kur qyteti kthehet në parkim edhe milingona më ambicioze ngec

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Kur bie shi dhe kur ka një vizitë të një shtetari të huaj Tirana kthehet në një parkim. Asgjë nuk lëviz. Edhe milingona më ambicioze ngec. Simfonia e borive, shoferëve të bezdisur dhe ulërimave të policëve të trafikut i japin qytetit pamjen e një pavioni.

Absolutisht që siguria kur ke vizita të nivelit të lartë merr prioritet, por jo duke bllokuar një qytet të tërë. Zgjidhja më e thjeshtë shihet te bllokimi i rrugëve. Mbyllen shkollat. Mbyllen bankat, mbyllen bizneset

Imagjino të paralizohet Parisi apo Roma se shkon për vizitë kryeministri i Shqipërisë. Kulla Eifel? Mbyllur për arsye sigurie. Koloseu – shiheni një herë tjetër se kemi vizitë shtetërore në Romë.

Me stilin tonë të menaxhimit të Vizita e të nivelit të lartë, Brukseli ku ka çdo ditë samite të BE -se e Nato-s do të futej ne kolaps total. Me kaq vizita të nivelit të lartë Izraeli nuk do të kishte telashe këto ditë me raketat e Hamasi, por me trafikun në Tel Aviv..

A ka zgjidhje?

Po sikur të investohej aty ku po investohet ditë e nate… në aeoport dhe ta kthenim Rinasin në një vend madhështor eventesh?  Aty pret e përcjell dhe nuk bllokon një qytet të tërë.

Një sallë e madhe, një kinema ku shfaqen arritjet e Shqipërisë, qilima të kuq që nga avioni e deri në sallën e pritjeve, fishek – zjarrë dhe valltarë, një spektakël i vërtetë.

Shqipëri kështu kthehet në një one-stop shop gjigand dhe model për gjithë botën. Kështu ulim ndotjen në atmosferë dhe kontribuojmë konkretisht edhe në luftën ndaj ngrohjes globale.

Aeroporti kthehet në një vitrinë fantastike për vendin dhe ne të tjerët këtej vazhdojmë me rutinën e përditshme duke shkuar në punë, në shkollë, ose thjesht duke shëtitur në pyjet orbitalë.

Lexo edhe :  Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?

Me një investim modest me një ofertë të pa kërkuar mundet që Shqipëria të shtojë në listën e atraksioneve krahas plazheve magjikë të jugut dhe alpeve të veriut edhe aeroportin “one stop shop”.

Kështu edhe jeta e qindra mijëra njerëzve nuk kthehet në një sfond për vizitat zyrtare dhe të gjithë dalim të fituar. Si ne, si mysafirët e nderuar fitojmë atë që mendojmë se e kemi me okë..- kohën.

Zgjidhjen e kemi në dorë- ose të vijojmë jetën me trafikun e përditshëm ose të kthejmë Tiranën e dashur në një parkim gjigand./   S.M

Të fundit

Zbulohet data kur çiklistët më të mëdhenj të botës do të garojnë në rrugët e Shqipërisë

Edicioni i 108-të i Giro d’Italia, u prezantua në Romë ku u shpjegua i gjithë programi dhe itinerari special...

8 justifikime që po ju pengojnë nga suksesi

E keni kapur ndonjëherë veten duke u vonuar, duke thënë “Do ta bëj nesër” ose “Thjesht nuk jam ende gati”? Këto fjalë mund të...

Rruga e vështirë e Kosovës drejt energjisë së ripërtërishme

Në fshatin Bajgorë të komunës së Mitrovicës, rreth 50 kilometra larg Prishtinës, ndodhet parku i erës i përfunduar në vitin 2021, i cili paraqet...

“Donaldi i Dubait”: Manjati i pasurive të paluajtshme që qëndron pranë Trumpit

Kur miliarderi nga Emiratet, Hussain Sajwani, përmendi gjatë një darke me partnerin e tij të biznesit, Donald Trump, se ai kishte në plan të...

Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta

Ekipi që do të punojë për mandatin e katërt të Partisë Socialiste ka pësuar vazhdimisht ndryshime nga kryeministri Rama. Ai i ka shtuar përforcime...

Lajme të tjera

Web TV