Është publikuar lista e artistëve pjesëmarrës në ‘Festivalin e Fundvitit në RTSH’, ndryshe “Festival i Këngës”, ku kemi disa rikthime të mëdha, këngëtarë që i mungojnë skenës dhe mjaft artistë të rinj.
Radio Televizioni Shqiptar ka shpallur zyrtarisht listën e këngëve pjesëmarrëse në eventin muzikor. Janë disa emra këngëtarësh që tërheqin vëmendjen, si: Elsa Lila, Shpat Deda, Big Basta e Vesa Luma, Kejsi Tola, që e ka fituar më parë, Kastro Zizo, Besa Kokdhima e Samanta Karavella.
Kujtojmë se fituesi i këtij Festivali po ashtu përfaqëson edhe Shqipërinë në Eurovision, ndërsa lista është si më poshtë:
Besa Krasniqi – Esenciale
Eldis Arnjeti – Një kujtim
Elsa Lila – Mars
Erina dhe The Elementals – Jetën n’Skaj
Jasmina Hako – Ti
Jehona Ponari – Evol
Olimpia Smajlaj – Asaj
Sergio Hajdini – Uragan
Shpat Deda – S’mund të fitoj pa ty
Tri Gjoci – Në ëndërr
Martina Serreqi – Vetëm ty
Big Basta dhe Vesa Luma – Mbinatyrale
Festina Mejzini – Melos
Mal Retkoceri – Çmendur
Michela Paluca – Për veten
Santino De Bartolo – Dua të rri me ty
Stivi Ushe – Askush si ty
Kleansa Susaj – Pikturë
Kejsi Tola – Vallëzoj me Dritën
Kastro Zizo – 2073
Andi Tanko – Herë pas here
Anduel Kovaci – Nane’
Arsi Bako – Zgjohu
Besa Kokëdhima – Zemrën n’dorë
Bledi Kaso – Çdo gjë mbaroi
Melodajn Mancaku – Nuk jemi ne
Olsi Ballta – Unë
Troy Band – Horizonti i ëndrrave
Samanta Karavello – N’majë
Luan Durmishi – Përsëritja
Sardi Struga – Boshatisur
( S.M )