Frrok Çupi: Bashës i mjafton që PD të jetë parti e vogël, kush mbështet Berishën…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Çupi thotë se Lulzim Bashës, i mjafton edhe një Parti Demokratike e vogël, që mund të bëhet e tillë pas 4 vitesh.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se ata që mbështesin Sali Berishën, nuk kanë të ardhme.

“Merr Lulin që keni në parti. Lulit i mjafton, të paktën edhe një 4-vjeçar tjetër, që të jetë një parti e vogël, dhe të mund të ndërtojë një filozofi politike, një lloj portreti, figure. Pjesa tjetër, është, ajo që është me Berishën që nuk ka të ardhme, nuk është popull idiot që të votojë për Sali Berishën, dhe e dyta, është pjesa fluide që ju i keni lënë derën hapur, hajde po deshje, ik po deshe. Ju, kështu e keni partinë, ju keni lënë një derë nga mbrapa shtëpisë, hajdeni natën, ikni ditën. Nuk është parti kjo pastaj. Një parti nuk do të thotë të jetë një turmë. Partia është parti, është e dalluar nga turmat, ka nocionet e veta. Sa më demokratike të jetë bota, aq më pak klan dhe klikë është partia.

Nëse nuk ka instucione partia, PD nuk ka seli. Të gjitha këto përbëjnë atë që e mbyllin si institucion, si një kuti, që shteti e ka gati të funksionojë mbi këtë kuti. Ju nuk e keni si kuti”, theksoi ai./I.S

Të fundit

Izraeli dhe Palestina: Një përmbledhje e historisë së një konflikti të pazgjidhur

Për më shumë se një shekull, Izraeli dhe Palestina kanë qenë në qendër të një konflikti të ashpër mbi...

Kuvendi lançon portalin E-Legjislacioni/ Një hap drejt një procesi modern ligjvënës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, gjatë fjalës në ceremoninë e lançimit të portalit E-Legjislacioni, e cilësoi platformën si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit...

“Rrezikojmë luftë botërore”/ Këshilli i Sigurimit i OKB i tërheq vërejtje SHBA pas sulmit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një takim urgjent pasi SHBA-të kryen një sulm me bomba në centralet bërthamore të Iranit. Të...

Bursat evropiane të gjitha në rënie pas sulmeve amerikane kundër Iranit

Tregjet evropiane të aksioneve u hapën sot me rënie të ndjeshme, pas sulmeve të SHBA-së në centralet bërthamore iraniane. Investitorët janë tani në pritje të...

“Nuk jam më deputet”/ Erion Braçe nxjerr videon dhe sulmon qeverinë

Deputeti socialist Erion Braçe, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka sulmuar qeverinë në lidhje me çmimet e fruta perimeve në vend. Braçe...

Lajme të tjera

Web TV