Një 36-vjeçar, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka plagosur paraditen e sotme në Pazarin informal të fruta perimeve dy persona.
Autori mësohet të ketë qenë Jonis Mazllemi, banor i qytetit të Korçës i cili ka qenë i pajisur me një mjet prerës hanxhar në momentin kur ka goditur gruan e cila është shitëse në këtë pazar dhe me pas ka goditur e personin tjetër që erdhi në ndihmë 52- vjeçares.
Ndërkohë një grua që ka qenë dëshmitare në vendngjarje ka treguar se si ndodhi ngjarja, ku 36-vjeçari ka ardhur me vrap dhe ka qëlluar gruan.
“Unë isha tani. I hyri me sëpatë. Gruaja ra poshtë,. Nuk pari konflikt mes tyre. Erdhi me sëpatë dje i ra. E njoh gruan ishte aty. Nuk e di ça u bë pastaj,. Ai ishte i droguar. Nuk e di nëse zunë apo jo”-tha ai.
Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e të plagosurve është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
36-vjeçari është shoqëruar në mjediset e komisaritit të Korçës ku po merret në pyetje për rrethanat e kësaj ngjarjeje./ S.M