Seancë “e ndezur” sot në Kuvend/ Opozita paralajmëron përplasje, ja rendi i ditës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot do të mblidhet seanca plenare, ndërsa opozita ka paralajmëruar që të mos lejojë që të zhvillohet një aktivitet normal parlamentar.

Në mbledhjen e Sali Berishës dhe Gazment Bardhi, dy ditë më parë, me deputetët që janë rreshtuar krah tyre është diskutuar ndërmarrja e një qëndrese nga ana e opozitës në parlament.

Vetë Berisha ka sugjeruar që të bëhet një letër publike dhe t’u sqarohet kancelarive dhe ndërkombëtarëve ajo çka po ndodh sipas tij në Kuvend dhe se si trajtohet opozita.

Ndër të tjera sot pritet që deputetja Ina Zhupa të zhvillojë një interpelancë me ministren e Kulturës Elva Margariti.

Rendi i ditës

1-Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 12.10.2023.2.

3-Interpelancë me Ministren e Kulturës znj. Elva Margariti kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

4-Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.75/2014, “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”.

5-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për avokaturën e shtetit”, të ndryshuar”.

6-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 116/2014 “Për akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë”.

7-Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 65/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionit të Prokurimit Publik”, i ndryshuar”.

8-Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 95/2016, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit”, të ndryshuar”.

9-Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, i ndryshuar”.

Lexo edhe :  “Ju i dënoni, ne i lirojmë”/ Basha: “Amnistia Penale”, mesazh për drejtësinë

10-Projektvendim “Mbi disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 36/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe nivelit të pagave për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”.

11-Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 34, datë 20.05.2010 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, i ndryshuar”.

12-Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 11/2011 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri””.

13-Projektvendim “Për caktimin e masës së shpërblimit mujor fiks të anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.

14-Diskutime për çështje jashtë rendit/   S.M

Të fundit

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, pranga 20-vjeçarit në Dibër

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia në Dibër, pasi i riu ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Ngjarja ka...

Rikthehet Harry Potter, ja kur do të shfaqet seriali premierë

Seriali televiziv “Harry Potter” po ecën përpara, me Warner Bros. Discovery tani synon të sjellë në vitin 2026 premierën e tij zyrtare. Data u njoftua...

U hodh nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ndërron jetë 47-vjeçari, detaje

Më datë 25.02.2024, rreth orës 05:30, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, shtetasi M. H., 47 vjeç, i...

Artiola Toska feston sot ditëlindjen e saj, nuk do ta besoni sa vjeç mbush këngëtarja

Këngëtarja e këngës popullore e qytetare të Shqipërisë së Mesme si dhe e shumë hiteve Artiola Toska feston sot ditëlindjen e saj. As më shumë...

Buxheti shtesë 2024, qeveria kursen nga skema e pensioneve 75 mln euro

Qeveria miratoi gjatë javës ndryshimet e para në buxhet duke shtuar planin e të ardhurave të përgjithshme me 10,6 miliardë lekë, të cilat do...

Lajme të tjera

Web TV