Tmerr në tregun e Korçës, i riu plagos shitësen dhe qytetarin që ndërhyri për ta ndihmuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona janë plagosur sot me thikë në Korçë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, në lagjen nr. 8, në zonën e Pazarit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi J. M., 36 vjeç, banues në Korçë, ka dëmtuar me mjet të mprehtë, shtetasen A. M., 52 vjeçe dhe shtetasin V. Sh., 60 vjeç, në momentin kur ky i fundit ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se 36-vjeçari, ka goditur me thikë shitësen e një dyqani, ndërkohë që një qytetar ka ndërhyrë për të shuar konfliktin, por është plagosur me thikë në kokë.

Nga të dhënat e para dyshohet se autori i ngjarjes, vuan nga probleme të shëndetit mendor. 36-vjeçari menjëherë u kap nga shërbimet e Policisë dhe aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./E.T

Të fundit

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për procesin e zgjerimit të BE, si u ndanë votat

Parlamenti Evropian ka miratuar të enjten një rezolutë për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE), përmes së cilës...

Botohet një herë në katër vite çdo datë 29 shkurt, ja cila është gazeta e veçantë

Ekziston një gazetë në botë që botohet 1 herë në 4 vite dhe ajo gjendet në Francë. Gazeta satirike “La Bougie du Sapeur” ka dalë...

Nuk ndalet debati mes dy aktoreve në BBV, Julja përplaset me Eglën: Do dalësh…

Dy aktoret, Julja Ilirjani dhe Egla Ceno, vijojnë të mos kenë një marrëdhënie të afërt në “Big Brother VIP”, madje në të shumtën e...

Samiti/ Ekspertja e ekonomisë: BE përpjekje për ta përfshirë Ballkanin Perëndimor në BE

Në një intervistë televizive, ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj u shpreh se ka përpjekje të shtuar për ta përfshirë Ballkanin Perëndimor në union. Ajo shti...

A do të vizitoni Kosovën? Ja përgjigja epike e kryeministrit shqiptar të Maqedonisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, tha se nuk ka marrë ftesë ende për ta vizituar Kosovën. I pyetur nga gazetarët pse nuk e...

Lajme të tjera

Web TV