Gazetarja Klodiana Lala ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking”, ku ka folur në lidhje me hetimin e nisur nga SPAK, ndaj kryebashkiakut të Rrogozhinës, Edison Memolla. Lala deklaroi se Memolla, ashtu si Beleri, akuzohet pë shit-blerje votash për zgjedhjet e 14 majit, megjithatë çështjet e tyre nuk kanë lidhje.
Ajo deklaroi se janë shumë kryebashkiakë që janë nën hetim, e po ashtu pritet publikimi i zyrtarëve të tjerë lokalë për të cilët SPAK do nisë hetim.
“Ka shumë ish-kryebashkiakë apo kryetarë aktualë që janë nën hetim, apo që do të hetohen.
Si të thuash, është bërë si një qeveri që ndodhet në burg apo janë nën hetim. Janë shmë emra, kryebashkiaku i Krujës, i Rrogozhinës, ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako etj. Për mua shit-blerja e votës duhet të ketë prioritet nga të gjitha këto akuza.
Në lidhje me hetimi ne nisur ndaj Edison Memollës dhe Fredi Belerit, akuzat janë të njëjta por nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Personaliteti i Belerit është i ndryshëm nga ai i zotit Memolla dhe çështjet janë të ndrysheme. Beleri ka qenë dhe më parë nën hetim si për masakrrën e Peshkopisë. Megjtihatë, të dyja rastet duhet hetuar pltoësisht.”- tha Lala.
Kujtojmë se ditën e djeshem, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla u paraqit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku u informua se po hetohet për blerje votash gjatë zgjehdjeve të 14 majit, në lidhje me fakte të bëra publike nga një qytetare, ku ajo denoncon se është kërcënuar për të votar ndaj Memollës./ S.M