Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Nafta emblema e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kastriot Kotoni

 

Nafta shqiptare si gjithmonë ka lajmin më të bujshëm në historinë e shtetformit tonë prej njëqind e ca vjetësh, qysh atëherë kur u shkruajt në shtypin francez, në revistën  “Revue Petrolifere” të vitit 1924, nga gjeologu më i shquar në botë italiani Leo Madalena.

Ai i vuri vulën një emri të ri për Shqipërinë duke e quajtur atë “Mesapotamia e re”, dmth e njëjtë me zonat e Mosulit në Irak, Egjiptit dhe Iranit për nga vendburimet e vajgurit (naftës). Shekulli i ri kërkonte që shpikjet e reja të kishin produktin e parë naftën me nënproduktet e saj.

Makina dhe avionë, trena, anije dhe vaporë dhe sistemet e ngrohjes varen nga ky produkt kaq i çmuar i quajtur ndryshe “Ari i zi”. Në mbarim të luftës së parë botërore, politika ekspansioniste e nxirrte Shqipërinë një vend me 12 mijë km katrorë dhe nën udhëheqjen e Esat Pashë Toptatanit, si pasojë e një rindarjeje mes fqinjëve serbo-grek dhe Italian.

Ishte Presidenti Willson i SHBA-së që u tha ndal këtyre pazarllëqeve në kurriz të popullit shqiptarë. Kongresi i Lushnjes i bëri me dije botës se shqiptarët nuk lëshonin asnjë metër tokë dhe e treguan me luftën heroike të Vlorës, kur hodhën në det Italinë.

Fuqitë e mëdha Anglia dhe Franca që ishin dhe shtetet kryesuese të Antantës ranë dakort që Shqipëria londineze të hynte në “Lidhjen e kombeve”, por në mes tyre ishte vendosur një kompromis për të ndërhyrë në Shqipëri në fushat naftëmbajtëse dhe minerale dhe i kërkuan qeverisë shqiptare marrjen me konçesion të tyre.

Këtu fillon një rivalitet mes disa shteteve si Italia, Anglia Amerika dhe Franca e Jugosllavija e Austria, për të shtënë në dorë pasuritë e Shqipërisë. Krijimi i një klime politike sa më të qëndrueshme ishte tepër i vështirë, se pse shumë konçesione ishin dhënë në shkelje të hapur kundër interesave të Shqipërisë, ndaj dhe opozita ngrinte zërin e protestës.

Studiuesit dhe gjeologët më të famshëm të kohës kishin zbarkuar në Shqipëri mes tyre përmendim, Ami Bue, A.Baldaçin, Stanislav Zyber, A. Marteli, M. Donoxan, A. Gounot, F. Plate, Xh. Magrini, E. Novak, F. Nopça. Ata kishin kryer studime të thelluara për mineralet dhe vendburimet e naftës dhe gjithçka që përmbante mbitoka dhe nënëtoka e vendit tonë.

Konçesionet luajtën një rol të jashtëzakonshëm në prespektivën e Shqipërisë. Ajo tashmë shihej si një vend nga ku shtetet si Italia do mbështesnin industrinë e tyre civile dhe atë të luftës.

E ndërkohë politikanët shqiptarë ishin kthyer herë në nacionalist të tëtërbuar për t’i treguar kapitalit të huaj se ky vend ka zot dhe shumicën e herëve ishin pazarllinjtë(dallaverexhinjtë) më të mëdhenj të interesave kombëtare siç shkruan Abaz Ermenji në librin e tij “ALBANIA” “Vendi që ze Skënderbeu në historinë e Shqipërisë”, në faqen 418 shkruhet si më poshtë..”Mufit Libohova që shkoi si mik, ose agjent i Italisë u prit me nderime të mëdha e natyrisht u shpërblye mirë..

Grupet financiare italiane e dinin mirë se si ecnin punët në Shqipëri, prandaj nuk i kursyen bakshishet, duke i dhënë Zogut pjesën që i takon luanit e pastaj rrethit të tij, si Koço Kotës, Fejzi Alizotit, Iljaz Vrionit e të tjerëve, pjesën që i takon ujkut dhe dhelprës. Përfundimi ish se marrëveshjet financiare e ekonomike me Italinë, të cilat filluan u nënshkruheshin në maj 1925, u bënë të gjitha në përfitim të kapitalit italian dhe ashtu siç desh Italia”.

Në të gjitha marrëveshjet konçesionare të vajgurit (naftës), mes Italisë dhe Shqipërisë parashikohej ngritja e një fabrike, ose distilerie për përpunimin e naftës, por ajo kurrë nuk u ngrit.

Nafta që vinte nga Italia vinte gjoja me çmimet e bursës së Neë Jorkut nga rafineritë e Barit..me çmim shumë të lartë duke përfshirë dhe ambalazhin dhe ishte e një cilësie tejet të ulët siç shkruan në librin e tij me titull “ HISTORIKU I VAJGURIT NË SHQIPËRI” inxhinier Zenel Hamiti.

Lexo edhe :  Në PS mungoi seksioni ‘de’

Pas marrëveshjes mes Italisë dhe Anglisë për fushat naftëmbajtëse në Irak, të gjitha projektet në pellgun Patos-Marinzë e kompanisë angleze APOC u stopuan e u mbajtën sekret dhe në treg sundojnë vetëm konçesionarët italianë. Me pushtimin Italian të Shqipërisë, makineria e luftës furnizohej menaftën shqiptare.

Gjermanët që kishin një industri më të avancuar për nevojat urgjente të luftës ngritën disteleri për përpunimin e naftës në Kuçovë dhe e kishin në planet e tyre të luftës furnizimin me naftën shqiptare.

Nga viti 1944 e deri në fundvitet 1999 është një histori tjetër shqiptare në drejtim të prodhimit e industrializimit të të gjithë industrisë nxjerëse dhe përpunuese të menerareve.

Shumë autorë e konsiderojnë pushtetin e naftës si një emblemë e çdo vendi që është i përparuar në teknologji dhe me standarte ekonomike të admirueshme. Problemi i naftës sonë është trajtuar herë si një xhepane a madem që na e ka dhënë fati, apo zoti, dhe herë si një pajë nuseje (politike) për të zgjidhur hallet e shtëpisë (kombit), por pse jo edhe për të joshur politikën botërore në ditët më të rënda të mbijetesës sonë kombëtare.

Historia ngelet e freskët kur i madhi Faik Konica takon Lordin Xhorxh Kërson, Ministër i Punëve të Jashtëme të Anglisë dhe për të tërhequr vëmendjen e tij dhe për të marrë përkrahjen e Britanisë së madhe i thotë: Zotëri në Shqipëri ka naftë” , ministri që deri në ato momente nuk po tregonte vëmendje, u ul dhe e dëgjoi delegatin shqiptar për më tepër se një orë, shkruan autori i librit “Bijtë e shqipes” Julian Emeri.

Po kështu në kujtimet e Ambasadorit tonë në OKB, Bashkim Pitarka shkruhet për vizitën e parë të Ramiz Alisë në SHBA, kur u tha se u zhduk për dy orë në zyrat e bosit më të madhë të naftës në botë  Umber, kur i tha atij “Se në Shqipëri ka naftë”, dialoguesi merr menjëherë në telefon sekretarin e firmës dhe i thotë “nisu menjëherë drejt Shqipërisë, se bëhet fjalë për naftë”.

Në të gjitha rastet si për vendet e mëdha që është shprehje e dominancës në fushën e energjisë, por edhe për vendet e vogla si i yni nafta është tregues i mendësisë që ka një vend për pasuritë e tija.

Nafta është potencë ekonomike e cila padyshim të çonë në nevoja strategjike të perspektivës së një kombi, se jo të gjithë vendet e zotërojnë atë, por disa vende që përdorin mendjen edhe kur nuk e kanë atë, krijojnë industri përpunuese me kapacitete të mëdha, që të mos përfshihen nga goditjet e çmimeve botërore.

Dalja e naftës në Shqipëri ka qenë trumbetuar qysh më 1926 nga gazeta “Kosova” si një sihariq që do t’i rregullonte mirëqenien popullit shqiptarë, e paskëtaj do të zhdukej varfëria.

Ecëm në 60 vjet me këngën “Ëndërroi shqiptari në shekuj, për pak dritë, bukë dhe hekur”, e siç e dimë erdhi liria e çfarë të shkruash më tej u prodhuan 2400000 tonë naftë në vit dhe u ndërtuan kaq e aq rafineri, u hapën 4 shkolla të mesme profesionale dhe Fakultete universitare, dy institute kërkimore shkencore, e kishim rreth 2000 inxhinier, 200 profesor doktor në fushën e naftës , u zbuluan kaq e aq puse nafte me rreth 400 milionë tonë ,  por përsëri vendi më i varfër në mes të Evropës mbetëm.

Nafta sido që të jetë politika sot, është një produkt energjitik që do t’i flasi edhe për ca dekada shekullit të ri, kur dihet që vendet që do të dinë të konservojnë mirë sasinë e uraniumit, naftës, ujit ( energjisë hidrike), dhe energjinë e rinovueshme( diellore), do të jenë pararoja e zhvillimit botëror, ndaj qasja ndaj saj ka ndryshuar, sepse kostot për një stabilitet poltik ekonomiko financiar janë shtyllat e zhvillimit të energjisë në çdo vend, ku gara është e ethëshme, më e egër se përpara 120 vjetësh.

 

Të fundit

Dietat ekstreme/ A ia vlen rreziku për rezultate të shpejta?

Të pasurit një trup në formë dhe ndjesia e mirë me veten janë qëllime të zakonshme për shumë njerëz,...

Operacion nga deti e toka, Forcat Speciale greke arrestojnë anëtarët e bandës shqiptare

Një operacion i mirëorganizuar i forcave speciale greke EKAM në bashkëpunim me Rojen Bregdetare dhe nën koordinimin e Njësisë Anti-Drogë, ka ccuar në arrestimin...

Katër alpinistët që mbetën të bllokuar në Malin e Bardhë kanë vdekur

Katër alpinistët koreanë dhe italianë të cilët ishin bllokuar pranë majës së Lefko Oros, pikës më të lartë të Alpeve, për katër ditë për...

Pak shitje, çmime më të larta, apartamentet vijojnë të shtrenjtohen

Po shiten më pak prona, por çmimet po rriten. Pasi ndali vitin e shkuar, shtrenjtimi i apartamenteve iu rikthye vrullit në harkun e muajve...

“Vampirët emocionalë”: Si të mbrohesh nga njerëzit që të thithin energjinë

A ndihesh ndonjëherë i shteruar emocionalisht pas një bisede me dikë? Sikur të gjithë entuziazmi dhe energjia jote janë zhdukur? Këta persona quhen “vampirë emocionalë”...

Lajme të tjera

Web TV