Konsumi i duhanit, si renditet Shqipëria?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Normat e konsumit të duhanit ndryshojnë shumë midis vendeve, rajoneve dhe grupeve demografike.

Sipas një renditje të kryer nga ‘Banka Botërore’ për shtetet me përqindjen më të lartë të konsumit së duhanit rezulton se vendi ynë renditet i 68-ti në botë, për vitin 2020, nga 163 shtete gjithsej të marra në analizë. Sipas të dhënave të analizuara nga ‘Scan Intel’ janë 22.4% e personave mbi 15 vjeç që konsumojnë produkte të duhanit.

Sipas raportit është marrë në analizë çdo produkt duhani, me baza ditore ose jo ditore, të cilat përfshijnë cigare, llulla, puro, produkte duhani me ngrohje dhe të gjitha format e tjera të duhanit pa tym. Produktet e duhanit përjashtojnë cigaret elektronike të cilat nuk përmbajnë duhan.

Nëse do ta kalonim fokusin tek vendet e rajonit shohim se Serbia renditet e katërta në botë me normën më të lartë të konsumit të duhanit. Rreth 39.8% e të rriturve në Serbi kanë konsumuar duhan përgjatë vitit 2020 tregojnë shifrat nga Banka Botërore.

Bosnje Hercegovina po ashtu renditet mes vendeve më normën më të lartë me 35%, pasuar nga Mali i Zi me 31.4%. Në këtë renditje mungon Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Por cilat janë vendet që konsumojnë më shumë duhan në botë? Sipas shifrave vende si Nauru, Mianmar dhe Kiribati kanë normën më të lartë të personave të cilët kosnumojnë duhan.

‘Scan Intel’ ndër të tjera në këtë analizë është ndalur edhe në kosumin e duhanit sipas gjinisë. Të dhënat flasin për 38.8% të meshkujve në Shqipëri që kanë konsumuar produkte te duhanit.

Me këtë normë vendi ynë renditet në vend të 47-të, nga 163 vende në total. Pra, mund të themi se renditemi mes vendeve të cilat kanë konsumin më të lartë, por vijojmë të mbetemi pas vendeve të rajonit si Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Lexo edhe :  Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet në vendin e 8-të, triumfon Austria

Nga ana tjetër, po të flasim për femrat, të dhënat tregojnë se Serbia renditet në vend të dytë në botë me një normë prej 39.1% dhe ndiqet nga Mali i Zi me 31,1%, ndërkohë që Bosnje Hercegovna renditet në vend të 10-të me normë më 28%.

Norma e femrave të cilat konsumojnë duhan në Shqipëri është 6% dhe renditemi në vend të 88-të mes 163 vendeve gjithsej të marra në analizë./   S.M

Të fundit

Nënat në Gaza ngrenë alarmin/ Po i shohim fëmijët tanë të dobësohen nga uria!

Shefi i ndihmës humanitare i OKB-së, Tom Fletcher, i tha programit Today të BBC Radio 4 se 14,000 foshnje...

Cili është burimi i fshehur që do të shpëtojë botën? Prodhon energji për 170 mijë vjet

Studiuesit kanë përpiluar një listë “përbërësish” që mund të ndihmojnë kompanitë e eksplorimit të burimeve të gjejnë rezerva të mëdha nëntokësore të hidrogjenit natyror...

BE zbulon datën për Shqipërinë, kur do të mbahet konferenca 5 e anëtarësimit

Takimi i pestë i Konferencës së Anëtarësimit me Shqipërinë do të mbahet më 22 maj 2025 në Bruksel, shkruan A2 CNN. Lajmi është bërë i...

11 maji, SPAK mësyn në Bashkinë e Klosit! Shoqërohen zyrtarë dhe sekuestrohen celularë

Hetimet për krime zgjedhore vijojnë nga SPAK dhe agjentët e BKH-së ndërsa mësohet se pasditen e kësaj të marte kanë zbarkuar në Bashkinë e...

“PD po reflekton për humbjen!”/ Belind Këlliçi: Nga unë i pari do të mbajmë përgjegjësi!

Anëtari i kryesisë së PD dhe deputet i dalë nga zgjedhjet e 11 majit, Belind Këlliçi, u shpreh se të gjithë kandidatët në listën...

Lajme të tjera

Web TV