Lsh-modelja, Gabriela Salgau, është gjetur e vdekur nga një atak kardiak i papritur në Portogruaro, në verilindje të Italisë. 50-vjeçarja italo-rumune, vitin që shkoi mori titullin e nderit Miss Lady Sanremo.
Mediat italiane shkruajnë se familjarët e saj kishin kërkuar ndihmë gjatë natës kur e kishin gjetur pa ndjenja, por mjekët që erdhën në vendngjarje nuk mundën ta shpëtonin.
Ndërkohë personeli mjekësor tha me siguri se shkaku i vdekjes është ataku kardiak por pa dhënë arsye se çfarë mund ta kishte shkaktuar.
Salgao, me origjinë nga Rumania, jetonte prej vitesh në Portogruaro ku punonte dhe kishte të fejuarin e saj. Ajo ishte një aktiviste e kauzave sociale dhe e të drejtave të grave.
Mediat e qytetit të saj i bënin homazhe gruas që ishte kthyer në model për shumë të reja me aktivizimin e saj.
“Në këtë moment trishtimi, kujtimi i 50-vjecares Gabriela Salgau do të mbetet përgjithmonë në zemrat e të gjithëve, duke shpresuar që pasioni dhe impenjimi për kauzat sociale të frymëzojnë gjeneratat e reja”, shkruante ‘LaNuovaVenezia’./ S.M