Sot mbahet maratona e Tiranës/ Veliaj: Këtë vit, numër rekord të pjesëmarrësve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U zhvillua sot Edicioni i 7-të i “Maratonës së Tiranës”, e cila është kthyer në një traditë të bukur për kryeqytetin, duke mirëpritur më shumë se 4,000 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe mbi 40 vende të huaja.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në nisje të kësaj gare, u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që i janë bashkuar këtë vit Maratonës së Tiranës.

“Një përshëndetje për ata që kanë ardhur nga Ukraina, Izraeli, Kosova dhe të gjithë miqtë që na kanë nderuar dhe zbukuruar qytetin.

Këtë vit kemi numrin rekord të pjesëmarrësve, duke filluar nga kampionët tanë olimpikë, kampionen evropiane Luiza Gega, e cila garon në 21 km për të thyer rekordin e saj personal dhe kombëtar. Të gjithë janë të mirëpritur në Tiranë, sepse një qytet i madh ka vend për të gjithë,” tha Veliaj.

Një falenderim të veçantë ai e kishte edhe për qytetarët që kanë mirëkuptuar kërkesën e bashkisë për të ndaluar qarkullimin e automjeteve të rrugët e kryeqytetit.

“Edhe ata janë duke na ndihmuar për të pasur një qytet që e mirëpret maratonën, që të shkojë sa më fjollë, pa incidente dhe pa probleme me trafikun.

Dua të falenderoj grupin tonë të vullnetarëve, kush është visitor do të ketë mundësi t’i shikojë të dyja fytyrat e qytetit, edhe vendin që gëlon nga ekonomia, por edhe hapësirën e gjelbër, dhe ndoshta në këtë stinë të mbjelljeve do të na bashkoheni për pemën e radhës, që të keni mundësi, kur të vini për maratonën tjetër, të thoni se edhe unë e kam hedhur një rrënjë në Tiranë,” deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës vitin e ardhshëm ka aplikuar për Kryeqytetin Mesdhetar të Kulturës./   S.M

Të fundit

Moti i keq, rrëzohet fasada e pallatit në Tiranë, qytetarët shpëtojnë për mrekulli

Fasada e një pallati në Tiranë është dëmtuar si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin pasditen e...

Çfarë ndodhi? Paditet ish-presidenti i njohur, dyshohet se…

Prokurorët në Kolumbi ngritën sot formalisht akuzat ndaj ish-presidentit te djathtë Alvaro Uribe për rryshfet ndaj dëshmitarëve dhe mashtrim financiar, në gjyqin e parë...

Plas debati i ashpër mes Robertit dhe Albanos: Do t’a zbulosh sa burrë jam?

Robert Aliaj, pas hyrjes së tij në fermë ka krijuar debate me fermerët, një prej të cilëve është edhe Albano Bogdo. “Përplasjet” e tyre kanë...

Votoi rezolutën e Srebrenicës, Vuçiç reagon ashpër: Maqedonia e Veriut më goditi fort

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se e kishte të vështirë të duronte faktin që Maqedonia votoi për rezolutën e Kombeve të Bashkuara për shpalljen...

Bëni gati shamitë, finalistët e ‘BBV’ do takohen sonte me këto persona

Surprizat për banorët finalistë të ‘Big Brother VIP Albania 3’ do të na bëjnë të lotojmë. Themi këtë, pasi burime për ‘Iconstyle’ bëjnë të...

Lajme të tjera

Web TV