Ja pse kurrë nuk duhet ta karikoni gjatë natës……

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk ka asgjë më të keqe se të blesh një smartphone krejt të ri e të kuptosh që pas shumë pak kohësh, mbase 1 ose 2 vite, bateria të mos mbajë fare.

Por si mund ta ndaloni që kjo të ndodhë?

Ka shumë këshilla dhe truke që qarkullojnë, por një prej tyre mund të jetë pak befasuese – sepse bie ndesh me atë që shumë prej nesh bëjnë.

Nëse dëshironi të zgjasni jetën e baterisë, nuk duhet të karikoni kurrë telefonin tuaj natën. “Shumica e telefonave inteligjentë të gjeneratës së re kërkojnë diku nga 30 minuta deri në dy orë për t’u ngarkuar plotësisht,” tha Ritesh Chugh, një profesor.

“Prandaj karikimi i telefonit tuaj gjatë natës nuk është vetëm i panevojshëm, por gjithashtu përshpejton plakjen e baterisë.”

Kjo ndodh sepse bateritë litium-jon që fuqizojnë telefonat inteligjentë modernë degradohen kimikisht si rezultat i modelit të karikimit, luhatjeve të temperaturës dhe orëve të përdorimit.

Në rastin e karikimit gjatë natës, kjo do të thotë se bateria juaj merr një fuqi që është katër herë më e madhe se sa duhet, sepse lihet në prizë për rreth gjashtë deri në tetë orë. Si fillim, kjo nuk është e mirë nga pikëpamja e sigurisë, megjithëse lajmi i mirë është se shumica e pajisjeve ndalojnë automatikisht karikimin kur bateria e tyre arrin 100 për qind për të parandaluar mbinxehjen e tyre.

Problemi, megjithatë, është se për shkak se aplikacionet funksionojnë në sfond gjatë gjithë natës, pajisja në mënyrë të pashmangshme vazhdon të bjerë në 99 për qind. Sa herë që ndodh kjo, telefoni fillon të rrisë përsëri baterinë e tij në një mënyrë të njohur si ‘karikimi i rrjedhshëm’. “Ngarkimi me rrjedhje mund të konsumojë baterinë me kalimin e kohës,” shpjegoi Chugh në një artikull në The Conversation./I.S

Të fundit

Teknologjia dixhitale krijon pamjen e gruas 2200-vjeçare

Pamja e zonjës Xin Zhui, një aristokrate 2200-vjeçare e mumifikuar nga Kina qendrore, është rikrijuar në formë dixhitale, duke...

OBSH publikon shifra alarmante: 10 mijë njerëz vdesin çdo ditë nga sëmundjet e zemrës

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka zbuluar se sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për 40% të vdekjeve në Evropë, që arrijnë në 10,000 vdekje në...

Takimi i Ramës në Athinë/ Mitsotakis: Totalisht privat, s’kishim pse ta ndalonim

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë për gazetën Macedonia tis Kyriakis” ku mes të tjerash, ka folur edhe për zhvillimet më të...

Pesë terma që kurrë nuk duhet t’i kërkoni në Google

Në disa pjesë të internetit është më mirë të mos hyni dhe sado kurreshtar të jeni, është më mirë të mos dini se çfarë...

OBSH bën thirrje për reduktimin e kripës pas të dhënave të reja tronditëse

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka zbuluar se sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për 40% të vdekjeve në Evropë, që arrijnë në 10,000 vdekje në...

Lajme të tjera

Web TV