Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Si njerëzimi u bë skllav i orës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmija im 3-vjeçar nuk e kupton kohën. Dhe nuk e kam fjalën për “kohën” në konceptin ajnshtajnian, por për njësitë bazë të kohës. Ai nuk e di se çfarë janë minutat apo orët. “Për të ‘dje’ mund të jetë një ditë më parë, ose mund të jetë në muajin prill’. Kur ai pyet se sa kohë do që të gatuhet supa e tij, unë i them: “Pak”.

Problemi është se kam zbuluar se “pak” është një fjalë përshkruese e papërshtatshme. Ndaj jam marrë me përdorimin e krahasimeve. Unë i them “Duhet aq kohë sa për të bërë një dush”, ose “Zgjat sa një episod i serisë së animuar Spiderman”. Ende nuk mendoj se ai e kupton, por të paktën jam duke u përpjekur.

Ajo që po bëj nuk është unike. Mijëra vite më parë, njerëzit jetonin pa orë, ndaj kishte një kohë para kohës. Dhe ata bënë pikërisht atë që bëj unë me djalin tim të vogël: përdornin metafora. Për shembull në Anglinë e kohës së Mesjetës, njerëzit kishin një masë kohore të quajtur “Pater Noster Whyle”, që ishte koha që duhej për të thënë Lutjen e Zotit.

Deri në Mesjetën e vonë, njerëzit nuk e mendonin kohën si diçka të veçantë nga punët që bënin. Kositja e barit në lëndinë nuk do të merrte “gjysmë ore”. Do të duhej koha për të kositur lëndinën. Historianët priren ta quajnë këtë një mënyrë jetese “të orientuar drejt detyrave”. Kjo do të thotë se koha shihej në kuptimin e asaj se sa kohë zgjaste detyra. Ajo nuk ndahej me orë, minuta apo sekonda.

Siç e thotë Oliver Burkeman në librin e tij “4 mijë javë: Menaxhimi i kohës për të vdekshmit:

“Ju i milnit lopët kur kishin nevojë për mjelje, dhe i korrnit të korrat kur ishte koha e korrjes. Dhe cilido që u përpoq të impononte një plan të jashtëm për këto gjëra, për shembull përpiqej që të korrte më shpejt, do të konsiderohej me të drejtë si një i çmendur”.

Para shpikjes së orës nuk kishte një orar pune 9 e mëngjesit me 5 të pasdites. Puna konsiderohej e kryer kur të korrat vileshin dhe çoheshin në vendin e caktuar. Ishte e pritshme që shumica e njerëzve të punonin gjatë gjithë orëve të ditës, që nënkuptonte ditë të gjata pune, 10 orë në verë dhe 8 orë në dimër. Nuk kishte ndonjë nxitim për të përfunduar një detyrë për shkak të disa kufizimeve artificiale kohore.

Si njerëzimi u bë skllav i orës

Industrializimi dhe skllevërit e orës

Sot shumica e njerëzve punojnë në punë zyre apo në fabrika. Nëse do të mbani një takim në një dhomë të caktuar me njerëz të caktuar, të thuash “Le të mblidhemi pas drekës”, është tejet e paqartë. Është e vështirë të kapësh trenin nëse thua “pasi të kem larë dhëmbët” apo të shikosh një film në kinema “kur perëndon dielli”.

Ndërsa Evropa u industrializua, u frenua në përgjithësi nga fleksibiliteti i jetës agrare i orientuar drejt detyrave. Korporata e parë e madhe që përdori rregullisht orën ishte shërbimi postar britanik, i pasuar nga kompanitë e trenave. Por shumë shpejt, të gjithë panë përfitimin e të jetuarit sipas orës.

Lexo edhe :  Artistja londineze është në kërkim të të dashurave të babait të saj: Ishte zhgënjyes

Pa një orë ishte i vështirë koordinimi i punëtorëve të fabrikës. Prodhimi dhe efikasiteti kërkonin një orë. Kur studion historinë e ideve, është shpeshherë e lehtë ta projektosh jetën tënde tek jeta e brezave paraardhës. Pa orën, është e vështirë të imagjinohet se si ia doli të ecte përpara shoqëria.

Anasjelltas, një fermeri të Mesjetës, jeta jonë sot do t’i dukej krejtësisht e huaj ose distopike. Orët e kanë ndryshuar plotësisht dhe riorientuar mënyrën se si ne e shohim botën. Për këtë mjafton të mendoni se sa shpesh kontrolloni kohën në telefonin apo orën e dorës. Jeta juaj drejtohet nga ora.

Duket sikur e kemi ndarë jetën tonë në blloqe të vogla dhe brenda tyre kemi vendosur pjesë të vetes tonë. Ora nuk gënjen kurrë dhe nuk ne duhet të vonohemi. Megjithatë, ndonjëherë, duhet të shkëputemi prej saj. Jo çdo gjë në jetë duhet të ndahet në segmente të rregullta, si mësimet e një dite në shkollë. Herë pas here, duhet t’u themi njerëzve se një punë e caktuar “do të zgjasë aq kohë sa duhet”./ – Përkthyer nga Focus.it  S.M

Të fundit

Analiza/ Përurimi i Xhamisë së Namazgjasë dhe kundërshtitë rreth saj

Në Tiranë pritet të përurohet nesër Xhamia e Namazgjasë me praninë e presidentit turk Rexhep Tahip Erdogan dhe kryeministrit...

Konfirmohet zyrtarisht data e nisjes së edicionit të tretë të “BBVK”

Tani është zyrtare. Edicioni i tretë i “BBVK” do të nisë të premten e javës që vjen, më datë 18 tetor. Lajmin e ka konfirmuar...

Shqiptari arrestohet në fermën e kanabisit, dënohet me 32 javë burg në Britaninë e Madhe

Një shqiptar, Marenglen Toslluku, u kap duke u kujdesur për një fermë kanabisi në Tyneside pas lirimit nga një qendër paraburgimi për imigracionin. Ai...

Sheqeri apo flluskat, cilat nga pijet e gazuara na shtojnë peshën e trupit?

E dimë që sheqeri dhe pijet e gazuara janë përplot kalori si edhe që 7 lugë të vogla kafeje sheqer ka në një kënaçe...

Kush është Demis Hassabis, themeluesi i DeepMind dhe fitues i çmimit Nobel në Kimi 2024

Në moshen 4 vjeç ai ishte i mrekulleshem ne shah dhe në 13 ai ishte tashmë një mjeshtër. Në moshën 9-vjeçare ai mësoi të...

Lajme të tjera

Web TV