24 Tetor 1945/ Themelohet Organizata e Kombeve të Bashkuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më pak se dy muaj pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ratifikimi i Kartës së Kombeve të Bashkuara nga 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, dhe shumica e nënshkruesve të tjerë, shënon themelimin zyrtar të OKB-së. Përkundër dështimit të Lidhjes së Kombeve për të arbitruar konfliktet që çuan deri në Luftën e Dytë Botërore, aleatët propozuan që në fillim të vitit 1941 krijimin e një organizate të re ndërkombëtare, për të ruajtur paqen në botën e pasluftës. Termi “Kombet e Bashkuara”, i propozuar nga presidenti amerikan Roosevelt u përdor zyrtarisht më 1 janar 1942, kur përfaqësuesit e 26 kombeve aleate u takuan në Uashington dhe nënshkruan Deklaratën e Kombeve të Bashkuara, miratoi Kartën e Atlantikut, dhe paraqiti synimet e përbashkëta të luftës të Aleatëve.

Në tetor 1943, fuqitë më të mëdha aleate, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik dhe Kina u takuan në Moskë dhe nënshkruan Deklaratën e Moskës, e cila theksonte zyrtarisht nevojën e krijimit të një organizate ndërkombëtare për të zëvendësuar Lidhjen e Kombeve.

Ky qëllim u ripohua edhe në Konferencën e aleatëve në Teheran të Iranit në dhjetor 1943, dhe në gushtin e vitit 1944 Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik dhe Kina u takuan sërish në Uashington, për të hedhur themelet e krijimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Gjatë shtatë javëve diskutime, delegatët skicuan strukturën e OKB-së, por shpesh nuk binin dakord lidhur me çështjet e anëtarësimit dhe mënyrën e votimit.

Kompromisi u arrit nga “Tre të Mëdhenjtë” – Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Bashkimi Sovjtik – në Konferencën e Jaltës në shkurt 1945, dhe të gjitha vendet që kishin respektuar Deklaratën e vitit 1942 u ftuan në Konferencën Themeluese të Kombeve të Bashkuara. Më 25 prill 1945, Konferenca e Kombeve të Bashkuara u mblodh për herë të parë në San Francisko të SHBA-së, me përfaqësimin e 50 vendeve të botës.

Lexo edhe :  VIDEO/ Tjetër incident viral i Joe Biden, pengohet teksa ngjit shkallët e avionit

 

 

Kalendar

 

24 Tetor 439– Kartagjena, qyteti kryesor romak në Afrikën e Veriut, bie në duart e Vandalëve të komanduar nga mbreti i tyre Genserik.

 

24 Tetor 1934 – Mohandas Karamçand Gandi, i quajtur Mahatma ose “Shpirti i Madh”, jep dorëheqjen si anëtar i Kongresit në Indi.

 

24 Tetor 1945 – Vidkun Kuisling, kryeministri norvegjez gjatë Luftës së Dytë Botërore, ekzekutohet me vdekje nga një skuadër pushkatimi, për shkak të bashkëpunimit me nazistët.

 

24 Tetor 1980 – Qeveria komuniste në Poloni legalizon Sindikatën Solidarnost, që do të dëshmohej tepër e rëndësishme në imponimin e proçeseve demokratike në vend dhe shembjen e rregjimit 9 vjet më pas.

 

24 Tetor 2001 – 39 persona humbin jetën dhe dhjetëra të tjerë plagosen, kur përplasja e fortë mes dy kamionëve në një tunelin që lidh Zvicrën dhe Italinë në zonën e Apleve, shkakton një zjarr të madh që shembi një pjesë të tunelit.

 

24 Tetor 2002 –Policia amerikane arreston John Allen Muhammed dhe Lee Boyd Malvo. Ata akuzohen për vrasjen e disa personave të rastësishëm në rrethinat e Uashingtonit. Sipas policisë, vrasjet ishin kryer nga distanca, nëpërmjet një snajperi.

Të fundit

“Dëshmoi se ekziston”, gazetari analizon protestën e Rithemelimit: Mungon qeverisja..

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar protestën e Rithemelimit për të cilën u shpreh...

“Krimi i mirëmenduar”, policia: Vrasja e babait ndodhi më 10 shkurt

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me krimin e rëndë që u zbulua në Durrës, ku 50-vjeçari Pëllumb Meta u gjet i varrosur...

Mungesa e përqendrimit, normalitet apo një sëmundje e re mendore?

Me siguri nuk ju ndodh rrallëherë që të humbisni krejt pa pritur në mendime teksa jeni duke kryer një punë. Madje kjo mund të...

3 fëmijët në arrest, nëna në hetim/ Policia zbardh ngjarjen horror në Durrës

Policia e Durrësit në deklaratë për mediat ka zbardhur detaje nga vrasja horror në Durrës, ku  H.M 19-vjeç ka vrarë babain e saj P.M. Sipas...

Ashpërsohen masat për ndotësit e mjedisit gjoba nga 13-26 milionë lekë për shkelësit

Ashpërsohen gjobat për të gjitha ato subjekte apo individë që shkaktojnë ndotjen e mjedisit apo hapësirave publike, por fokusi është vënë tek ndotja e...

Lajme të tjera

Web TV