Edhe një pije e vetme alkoolike në ditë mund të rrisë presionin e gjakut, thotë studimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i ri zbuloi se edhe një gotë e vetme pije alkoolike në ditë mund të rrisë presionin sistolik të gjakut si tek burrat ashtu dhe te gratë pa hipertension ekzistues.

“Ne nuk gjetëm efekte më pak të dëmshme tek ata që pinin një nivel të ulët alkooli në krahasim me ata që pinë alkool në sasi më të mëdha,” tha autori i studimit Dr. Marco Vinceti, një profesor i epidemiologjisë dhe shëndetit publik në Universitetin e Modenës dhe Reggio Emilia në një deklaratë.

Sasitë e vogla të alkoolit rrisin gjithashtu edhe presionin e ulët të gjakut, ose diastolik, por vetëm te meshkujt, sipas studimit, i cili u botua të hënën në revistën Hypertension.

“Të dy leximet sistolike dhe diastolike kontribuojnë në rrezikun kardiovaskular, por nga të dyja presioni i gjakut sistolik është padyshim faktori më i rëndësishëm i rrezikut tek të rriturit,” tha bashkëautori i studimit Dr. Paul Whelton.

Presioni i gjakut dhe shëndeti kardiovaskular

Leximi sistolik, i cili përfaqëson forcën e gjakut kundër mureve të arterieve kur zemra tkurret, është një faktor kryesor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare për njerëzit mbi 50 vjeç, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës. Leximi i ulët diastolik mat presionin në arterie ndërsa muskuli i zemrës pushon midis rrahjeve.

Asnjë sasi e alkoolit nuk është e mirë për presionin e gjakut, thotë studimi.

Një lexim normal sistolik është zakonisht 120 mm Hg ose më poshtë, por tenton të rritet pasi enët e gjakut dobësohen dhe ngushtohen me kalimin e moshës. Një lexim normal diastolik është nën 80 mm Hg, por fillon të bjerë me kalimin e moshës, pasi arteriet humbasin elasticitetin e tyre dhe ngurtësohen, duke çuar ndonjëherë në një rritje të pulsit.

Lexo edhe :  A duhet t’a konsumoni bukën çdo ditë ? Cili është lloji më i shëndetshëm?

“Alkooli nuk është sigurisht shkaktari i vetëm i rritjes së presionit të gjakut, megjithatë, gjetjet tona konfirmojnë se kontribuon në një mënyrë kuptimplotë, – tha Vinceti, gjithashtu një profesor ndihmës në departamentin e epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Bostonit, – ndaj këshillohet kufizimi i marrjes së alkoolit madje shmangia e tij është edhe më mirë”.

Koncepti se alkooli i tepërt rrit presionin e gjakut ka ekzistuar për një kohë të gjatë, – tha Dr. Andrew Freeman, – megjithatë, ky rishikim zbuloi se edhe nivelet relativisht të ulëta të alkoolit ndikojnë në presionin e gjakut. Pra, ky është një studim tjetër që tregon se mund të mos ketë ndonjë sasi të sigurt alkooli./I.S

 

Të fundit

Çfarë hëngrën astronautët për kaq shumë muaj të bllokuar në Hapësirë?

Astronautët që ishin bllokuar për më shumë se nëntë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më në fund janë kthehen në...

Zyrtarisht në Pranverë/ Rëndësia dhe kuptimi shpirtëror i ekuinoksit të sotëm

Ekuinoksi i pranverës, i njohur gjithashtu si ekuinoksi vernal, ndodh çdo vit kur dielli përshkon ekuatorin qiellor, duke kaluar nga Hemisfera Jugore në Hemisferën...

Shpallet vendi më i lumtur në botë! Ja ku renditet Shqipëria

Finlanda kryeson listën e vendeve më të lumtura në botë për të tetin vit radhazi. Sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025, vendet e tjera...

Kaloi 9 muaj në Hapësirë,mjekët të shqetësuar për shëndetin e astronautes Sunita Williams

Mjekët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shëndetin e Sunita Williams pasi ajo u shfaq dukshëm e dobësuar dhe e rraskapitur në një foto...

Ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme dhe pa pasur uri

Një dietë e larmishme është çelësi për të humbur peshë dhe për të ruajtur shëndetin. Humbja e peshës nuk duhet të jetë e vështirë,...

Lajme të tjera

Web TV