Kurti dhe Vuçiç pritet të takohen me liderët kryesorë evropianë më 26 tetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të zhvillojnë takime të ndara me katër liderët evropianë më 26 tetor në Bruksel.

Bashkimi Evropian konfirmoi se Kurti dhe Vuçiç janë ftuar në Bruksel në margjinat e samitit të Këshillit Evropian të enjten.

Radio Evropa e Lirë mëson nga burimet diplomatike se plani është që në margjinat e këtij samiti, Kurti dhe Vuçiq të kenë takime të ndara me katër liderët evropianë, përfaqësuesit e të cilëve vizituan Kosovën dhe Serbinë më 21 tetor.

Sipas burimeve, plani është që “katër liderët, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell, të kenë takim të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e samitit të BE-së të enjten”.

Takime të të njëjtit format pritet të zhvillohet edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Në Kosovë dhe Serbi më 21 tetor qëndroi i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçaku.

Në këto takime, me të ishin edhe katër diplomatë të tjerë: i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Alessandro Cattaneo.

Pas takimit në Prishtinë, Lajçak tha se diplomatët kanë paraqitur një plan për të cilin kanë biseduar me Kurtin. Nga zyra e Kurtit konfirmuan se është diskutuar për planin e diplomatëve “për ecjen përpara”, por nuk u dhanë detaje për të./I.S

Të fundit

Koha për të planifikuar diçka të rëndësishme…çfarë thonë yjet për ju sot

Dashi Kujdes duhet të tregoni me shëndetin i cili gjatë kësaj periudhe paraqitet pak i dobët. Edhe pse mëngjesi do të jetë pak i vështirë...

Karamuço zbulon detaje tronditëse/ Shumica e atentateve kryhen të dielën në darkë pasi…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili ishte i ftuar në “Top Story”  zbuloi detaje tronditëse për autorët dhe ditët që kryhen më shumë...

‘Principi i PD dhe Berishës, fantazëm’ / Çupi: Ilir Meta në listat e mbyllura, tallëse

Analisti Frrok Cupi, i ftuar në ‘ Real Story’ u shpreh se principi, parimet, teoritë dhe tezat në Partinë Demokratike janë një boshllëk. Sipas...

Ardhja e Trump, më shumë se gjysma mendojnë se marrdhëniet SHBA-Rama do mbeten njësoj

Në sondazhin e sotëm të zhvilluar nga Frontline dhe Eduard Zaloshnja, qytetarët shqiptarë u pyetën lidhur me ardhjen e presidentit Trump në Shtëpinë e...

Lajme të tjera

Web TV