Madonna flet për gjendjen e saj shëndetësore: Nuk mund të ankohem sepse jam gjallë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Madonna ka folur edhe një herë për gjendjen e saj shëndetësore, pak ditë pas turneut të saj botëror, duke thënë se ende nuk është rikuperuar plotësisht.

Gjatë paraqitjes së saj të shtunën në Antwerp të Belgjikës, ylli 65-vjeçar u emocionua teksa fliste për aventurën e saj shëndetësore. Madje, ajo që ka kaluar i ka kujtuar nënën e saj, Louis Ciccone, e cila vdiq nga kanceri i gjirit në moshën 33-vjeçare.

“Kam pasur këtë mendim të çuditshëm. Papritur, ndjeva një simpati dhe ndjeshmëri për nënën time. Për sa e vetme duhet të jetë ndjerë në spital, duke e ditur se nuk do të jetonte. Dhe më është dhënë një mundësi tjetër”, tha ajo gjatë paraqitjes së saj.

“Kështu që unë jam mirënjohës për këtë. Më duhet t’ju them se për momentin nuk ndihem shumë mirë. Por nuk mund të ankohem, sepse jam gjallë. Falenderoj Zotin për fëmijët e mi dhe për të gjithë ju dhe për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Unë vërtet e vlerësoj atë. Më pak se katër muaj më parë, isha në një spital pa ndjenja dhe njerëzit mendonin se mund të mos ia dilja dot”.

Në fund shtoi: “Është një mrekulli e mbretit që jam këtu në këtë moment. Nëna ime, Zoti e bekoftë, duhet të më ruajë. Ai tha ‘vajzë, nuk është koha për të shkuar’”.

Kujtojmë se pasi Madonna u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj, ajo u dërgua në një spital të Nju Jorkut ku u intubua në ICU për të paktën një natë. Siç shpjegoi agjenti shumëvjeçar i Madonna-s, këngëtarja 64-vjeçare kishte pësuar një infeksion të rëndë bakterial./I.S

Të fundit

Karamuço zbulon detaje tronditëse/ Shumica e atentateve kryhen të dielën në darkë pasi…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili ishte i ftuar në “Top Story”  zbuloi detaje tronditëse për autorët dhe...

‘Principi i PD dhe Berishës, fantazëm’ / Çupi: Ilir Meta në listat e mbyllura, tallëse

Analisti Frrok Cupi, i ftuar në ‘ Real Story’ u shpreh se principi, parimet, teoritë dhe tezat në Partinë Demokratike janë një boshllëk. Sipas...

Ardhja e Trump, më shumë se gjysma mendojnë se marrdhëniet SHBA-Rama do mbeten njësoj

Në sondazhin e sotëm të zhvilluar nga Frontline dhe Eduard Zaloshnja, qytetarët shqiptarë u pyetën lidhur me ardhjen e presidentit Trump në Shtëpinë e...

Takime ose nuk ka, ose dështojnë/ BE beson në fuqinë e dialogut Kosovë-Serbi

Bashkimi Europian nuk ndryshon qëndrim për strukturat paralele të paligjshme serbe që po mbyllen në Kosovë. Zëdhënësja Anitta Hipper vijon t’i konsiderojë struktura të...

Po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat

Pas një oferte joshëse në dukje nga një biznes apo tregtar, mund të fshihet një mashtrues. Shoqata e Bankave ngre shqetësimin për mashtrimet online...

Lajme të tjera

Web TV