Rishikimi i buxhetit/ Shtohen mbi 82 mln euro për transportin rrugor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Referuar tabelës së shpenzimeve që shoqëron aktin normativ të rishikimit të buxhetit janë rritur fondet për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, nga 54.7 miliardë lekë që ishte në 61.8 miliardë me rishikimin e bërë.

Nga ana tjetër është ulur buxheti i Ministrisë së Financave me 15.5 miliardë lekë, në total shpenzimet për të institucion janë ulur në vlerën 50.4 miliardë lekë, nga 65.9 miliardë lekë që ishte vlera e caktuar në buxhetin fillestar.

Kjo ulje e fondeve është bërë e gjitha në zërin e Sigurimeve Shoqërore, pasi buxheti për këtë zë nga 46.3 miliardë lekë që ishte ka zbritur në 30.7 miliardë lekë. Fondet në këtë zë përdoreshin për të mbuluar deficitin me skemën e pensioneve dhe për të mbuluar shpenzimet. Reduktimi i buxhetit për sigurimet, vjen pas rritjes së të ardhurave të mbledhura gjatë këtij viti si pasojë e kontributeve të rritura për shkak të rritjes së pagës minimale por edhe të pagës mesatare.

Ndërkohë janë rritur me 538 milionë lekë fondet për Ministrinë e Arsimit, ku pjesa më e madhe do të përdoren për financimin e arsimit bazë përfshirë parashkollorin.

Nga ana tjetër janë shkurtuar fondet për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me rreth 2.3 miliardë lekë, ku janë ulur shpenzimet për shërbimin e kujdesit parësorë.

Rishikime të buxhetit janë bërë edhe për institucionet e tjera por në vlera më të vogla. Në total janë 46 miliardë lekë rialokime të bëra në këtë akt normativ, me qëllim që fondet të përdoren për projektet që kanë pasur performancë më të mirë gjatë kësaj periudhe të vitit./E.T

Të fundit

Mesazhet kërcënues ndaj Endri Shabanit/ Reagon partia e Lapajt: Refuzojmë gjuhën e dhunës

Një audio me mesazh kërcënues ndaj kryetarit të partisë “Nisma Thurje”, Endri Shabani ka qarkulluar në rrjet, ku mësohet...

Pushime makthi për pasagjerët e një krociere, 140 persona të helmuar

Një udhëtim njëjavor turistik me anije nga Los Angeles drejt Meksikës është kthyer në një makth për 140 persona në bord. Sipas raportimeve, 134...

Ndizet një tjetër konflikt… për një shkëmb në mes të detit

Spanja dhe Maroku po përballen me një valë të re tensionesh politike dhe ushtarake në Ngushticën e Gjibraltarit, në sfondin e pretendimeve të përsëritura...

VIDEO/ E pazakontë! E reja i jep lamtumirë burrit duke i kërcyer “twerk” para arkivolit!

Çdo person e përjeton pikëllimin në mënyrën e vet, por ajo që ndodhi në një funeral në Peru shkon përtej… të zakonshmes! Në një video...

Bankat përfitojnë nga kursi i Trump

Kur kompanitë hapin librat e tyre, fillon sezoni i fitimeve në tregun e aksioneve. Tradicionalisht, në SHBA, bankat janë të parat. Por pavarësisht rezultateve...

Lajme të tjera

Web TV