Për të tretën ditë me radhë, Gjykata e Posaçme do të zhvillojë seancën për vlerësimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Seancat kanë dështuar për dy ditë më radhë, ndërsa ditën e sotme pritet që të nisë në orën 10:00. Berisha nuk do shkojë sërish në gjyq.
Ndërkohë janë paraqitur avokatet e shtetit, Jalldis Kastrati dhe Rabije Cenalia.
Ish-kryeministri Berisha është lënë në detyrim paraqitje dhe ndalim për dalje jashtë shtetit, pasi hetohet për korrupsion me privatizimin e ish-kompleksit Partizani./ S.M