Aludimet për arrestimin e tij/ Gazetari zbulon në cilin shtet europian ndodhet Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ku është folur për dosjet e bujshme të SPAK.

Hoxha foli edhe për aludimet se Ilir Meta do të jetë “preja” e ardhshme e SPAK dhe se është arratisur nga Shqipëria. Gazetari tha se Meta ndodhet në Gjermani, por pritet të kthehet të shtunën.

Ndërsa gazetari Eni Ferhati sqaroi se Meta lidhet me disa hetime që po kryen SPAK.

Ylli Rakipi: Dëgjojmë çdo ditë fjalë, arrestohet Meta sot, arrestohet Meta nesër… Ka raportime edhe që nuk është në Shqipëri.

Artan Hoxha: Është spekuluar që zoti Meta është arratisur. Zoti Meta ka ikur ditën e premte në Austri dhe tani ndodhet në Gjermani. Di që kthehet ditën e shtunë. Këto historitë e tjera, nuk besoj se zoti Meta është nga ata njerëz që i pëlqen të arratiset.

Artur Zheji: Kjo ka ardhur, nga një qëndrim shumë i vakët në lidhje me çështjen e Berishës.

Ylli Rakipi: Madje thanë, ishte për Metën por meqë kishte ikur jashtë, e hëngri Berisha… Kaq vulgare është bërë.

Artan Hoxha: Ditën e premte, në datën 20, GJKKO firmosi urdhër arrestin për Malltezin dhe atë ditë ka ikur Meta, por është koiçidencë. Nuk më duket Meta si njeri që arratiset. Meta shkon në gjyq në çdo seancë dhe përballet.

Artur Zheji: Nëse i qëndrojmë analizës së Bushatit, që këtu është diktaturë, atëherë kush nuk arratiset është budalla!

Artan Hoxha: Një personazh si Ahmetajn e ndihmon, por Meta dhe Berisha jo.

Eni Ferhati: Emri i Ilir Metës lidhet me tre çështje. CEZ-DIA, për të cilën është marrë në pyetje. Me lobimin e LSI në Amerikë, transferatat e parave në Qipro, por lidhen më shumë me ish vartës të Metës.

Lexo edhe :  "Kam ndërprerë ushqimin"/ Ilir Meta audio-mesazh nga bugu: Më ka KËRCËNUAR…

Kemi patur edhe disa kallzime, që janë bërë për fshehje pasurie, mosdeklarime për operacione plastike. Për dy të parat e dimë që po hetohet, kjo tjetra janë kallëzimë nga gazetarë.

Ylli Rakipi: Sikur ka dyshime edhe për Kryemadhin?

Artan Hoxha: Janë bërë kallëzime nga ish deputet, avokat dhe shkojnë më tepër te verifikimi i pasurisë. Pra, ideja është që kanë bërë shpenzime që nuk justifikojnë me deklaratat e pasurisë.

Kanë jetesë që nuk justifikohet nga pasuria legale që kanë. Kur janë bërë kallzimet, dukeshin si kompensim për kallëzimet që bënte Kryemadhi. Por SPAK është i detyruar t’i shqyrtojë. Ato janë në duart e SPAK. A kanë vajtur vërtet në klinikat në Itali për ndërhyrjet e imazhit dhe kirurgjikale?

Këtë e di SPAK. Motoja e SPAK është ndiq paranë. Kallëzimet edhe ndaj zonjës Kryemadhi, janë për këto gjëra. Ka aq shumë materiale, sa nuk e dimë me kë do ta nisim. Ne prisnim tjetër, ata e nisën me Jamarbërin.

Pra, shiko si lidhen ngjarjet, që del që po ditën e premte paska udhëtuar jashtë zoti Meta… Prandaj po them, jemi në një moment, nga koha e para viteve 90’, kishte ca momente aksionesh, më duket si një karikim dhe të gjithë njerëzit, pyesin vetëm për këtë, ore do ta fusin në burg këtë apo atë?

Kjo ka krijuar një psikozë, kanë harruar njerëzit hallet e veta, duan vetëm njerëz në burg./  S.M

Të fundit

Emigrantët vetëm e kanë lartësuar Shqipërinë dhe s’kanë marrë asgjë prej saj!

Alban Daci Me eksodin e tyre në fillim të viteve '90, shqiptarët i perceptuan sikur të ishin pushtues të Italisë!...

Tragjike/ Foshnja 9-muajshe sulmohet për vdekje nga qeni pitbull

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Napolit në Itali, pasi një foshnjë 9-muajshe humbi jetën pasi u kafshua nga një pitbull. Ngjarja...

Zhvendosja e palestinezëve/ Kryeministri spanjoll kundër planit të Trumpit

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka kundërshtuar me vendosmëri propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosur me forcë palestinezët nga Rripi i Gazës. Bëhet...

E bujshme! Ilnisa Agolli në një lidhje dashurie me ish banorin e BBV? Ja çfarë u zbulua

Ai mes fjalëve është shprehur se Atilla dhe Ilnisa janë në një lidhje dashurie. Gazetari në fjalë ka thënë gjithashtu se ndonëse asnjëri nga ata...

Australia prezanton planin për ndalimin të blerjeve të pronave për të huajt

Blerësit e mundshëm të shtëpive do të përballen me më pak konkurrencë nga jashtë, me Laburistët në Australi që premtojnë të ndalojnë investitorët e...

Lajme të tjera

Web TV