“Ka aplikuar për leje qëndrimi në …”/ Gazetari zbulon ku ndodhet Arben Ahmetaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Gazetari Artan Hoxha, zbuloi se ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka aplikuar për leje qëndrimi në një vend të BE-së ku ndodhet prej disa muajsh, pasi u arratis nga Shqipëria, për të mos u përballur me drejtësinë.
“Në rastin konkret të Arben Ahmetajt, autoritetet shqiptare po kërkojnë ta lokalizojnë. Unë nuk besoj se këta nuk e dinë se ku është, sepse Ahmetaj ka bërë veprime konkrete në vendin ku qëndron, u është drejtuar strukturave, agjencive të zbatimit të ligjit”, tha Hoxha.

Sipas Artan Hoxhës, Ahmetaj ka aplikuar për leje qëndrimi që të mos ekstradohet në Shqipëri.

“Ka vende ku ne kemi marrëdhënie ekstradimi dhe nuk e sjell dot, si Adriatik Llalla në Itali. U kap Behar Bajri në Francë dhe gjykata franceze ka vendosur që ta sjellë në Shqipëri, por ai mund të aplikojë për azil. Nëse z. Ahmetaj, dhe unë di që ka aplikuar për lejeqëndrim apo qëndrim në një vend të BE-së, nuk mund të bëhet ekstradim nga ai vend për sa kohë që organet gjyqësore të atij vendi nuk janë shprehur për statusin e personit”, tha Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”./e.t

Të fundit

“Shqiptarët më shumë pëlqejnë një fallxhore sesa ndjekin një…”/Habit shkencëtari i njohur

Shkencëtari Taulant Muka, në një intervistë televizive, teksa foli për faktin se në çfarë përmasa gjendet sot universiteti shqiptar,...

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, pranga 20-vjeçarit në Dibër

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia në Dibër, pasi i riu ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zall Reç,...

Rikthehet Harry Potter, ja kur do të shfaqet seriali premierë

Seriali televiziv “Harry Potter” po ecën përpara, me Warner Bros. Discovery tani synon të sjellë në vitin 2026 premierën e tij zyrtare. Data u njoftua...

U hodh nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ndërron jetë 47-vjeçari, detaje

Më datë 25.02.2024, rreth orës 05:30, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, shtetasi M. H., 47 vjeç, i...

Artiola Toska feston sot ditëlindjen e saj, nuk do ta besoni sa vjeç mbush këngëtarja

Këngëtarja e këngës popullore e qytetare të Shqipërisë së Mesme si dhe e shumë hiteve Artiola Toska feston sot ditëlindjen e saj. As më shumë...

Lajme të tjera

Web TV