I bërë me 10 mijë kunguj, një mozaik i frymëzuar nga filmi i animuar i regjisorit Tim Burton “The Nightmare before Christmas” sapo është futur në librin e rekordeve Guinness.
Mozaiku i cili është në një fermë në Southampton, u realizua për të përkujtuar 30-vjetorin e filmit dhe kap bukur qëndrimin ikonik në dritën e hënës të Jack Skellington, protagonistit të filmit.
Për të arritur suksesin Guinness, autorëve u është dashur një hapësirë mbi 100 metra katrorë, por ndërkohë gjërat shkuan përtej parashikimeve pasi i gjithë mozaiku mori gati dyfishin e hapësirës.
Ferma në pronësi të familjes Nelson organizon çdo vit konkurse për peshimin e kungujve që vendosin rekorde botërore. Fermeri Ian Nelson, 59 vjeç tha: “Ne gjithnjë shihnim njerëz që fitonin rekorde botërore, por nuk e mendonim se do merrnim pjesë vetë në një të tillë. Pra, ne nuk po e bënim qëllimisht të gjithë këtë pasi çdo vit përgatisim hapësira që i dekorojmë me kunguj, por e kuptuam që mund të shkonim më tej dhe ia dolëm.
Adam Milward, kryeredaktori i Rekordeve Botërore Guinness, u shpreh se: “Kjo është gjithmonë një periudhë e ngarkuar e vitit sepse është koha kur vendosen rekordet e frutave dhe perimeve në gjithë botën, por kur njerëzit duan, ata gjithnjë ia dalin”, përfundoi ai./E.Ç