Këto janë efektet që ka ndryshimi i orës në shëndetin tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me ndryshimin e orës, dihet se ndryshon edhe shëndeti i njeriut, pasi çdo person ka orën e tij të brendshme, ndaj duhet një kohë e caktuar për të krijuar shprehi të reja.

Mjekët thonë që është një çrregullim që kalon për të paktën dhjetë ditë. Megjithatë, ky ndryshim i kohës shkakton çrregullime të gjumit dhe përshtatjes, të tilla si ndjenja e lodhjes, dobësisë, përgjumjes ose mungesës së përqendrimit, ndër të tjera, shkraujnë mediat e huaja.

“Gjëja normale është që në një javë, maksimumi dhjetë ditë, shqetësimet e ndryshimit të orës janë kapërcyer,” shpjegon Dr. Yusta, profesor i neurologjisë në spitalin e Guadalaharës.

Ndryshimi i orës ndryshon ritmet dhe disa njerëz mund të kenë vështirësi për të rënë në gjumë dhe për t’u zgjuar, kryesisht fëmijët dhe të moshuarit, veçanërisht nëse marrin anksiolitikë ose ilaçet kundër depresionit që ndikojnë në funksionimin e trurit, ciklin biologjik të zgjimit dhe gjumit dhe strukturën e gjumit.

Ndryshimi i orës së dimrit është më i lehtë për trupin sesa ndryshimi në orën e verës , sepse e bën më të lehtë të kesh më shumë orë gjumë dhe një zgjim më natyral që përkon me lindjen e diellit.

Nëse do të kishte një orë të përhershme ditore, në muajt e dimrit do të kishte mungesë drite në mëngjes dhe në muajt e verës një tepricë drite gjatë natës, një situatë që çekuilibron orën e brendshme dhe mund të shkaktojë performancë të dobët dhe cenueshmëri ndaj disa sëmundjeve.

Për të kapërcyer këto çrregullimet, Yusta rekomandon mosndryshimin e ritmit biologjik dhe të flesh majftueshëm nga gjashtë deri në tetë orë: Ka të bëjë me ruajtjen e ritmeve, me të cilat rregullohet cikli zgjim-gjumë, cikle biologjike përmes të cilave ne përshtatemi me dritën e ditës dhe natës./  S.M

Të fundit

Luçiano Boçi i shqetësuar: Rama po na josh dhe merr njerëzit tanë!

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi tha në studion e MCN se ikja e Genc Deromemajt në Vlorë i...

Rama: Në fund të dekadës, Shqipëria të mos përdorë cash

Qeveria Shqiptare synon që në fund të dekadës, vendi ynë të mos përdorë para cash, por transaksionet financiare të jenë të gjitha dixhitale. Në takimin...

23-vjeçari shqiptar sherr me asistenten e fluturimit, avioni bën ulje emergjente (Emri)

Një aeroplan që fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte...

Polici hero shpëton shoferin që po pësonte atak kardiak

Një ngjarje dramatike është regjistruar në Joplin, Misuri të Amerikës, ku një polic shpëtoi jetën e një drejtuesi që po pësonte atak kardiak në...

I vdiq burri në banesë, 47-vjeçarja akuzon mjekët se nuk e diagnostikuan si duhet

Një 47-vjeçare nga Kolonja ka kallëzuar në Polici stafin mjekësor të klinikës ku kishte kryer analizat bashkëshorti i saj, i cili i ndërroi jetë...

Lajme të tjera

Web TV