Brad Pitt duket se ende bën gjithçka për ta bërë të lumtur ish-bashkëshorten e tij Jennifer Aniston duke i blerë dhurata që ajo mund t’i pëlqejë.
Aktori, i cili u divorcua nga ylli i “Friends” në vitin 2005 pas një martese 5-vjeçare, ende kujdeset për të. Sipas një raportimi të fundit të Daily Mirror, Pitt u përpoq ta bënte të paharrueshme ditëlindjen e 50-të të Aniston duke i dhuruar asaj një shtëpi.
Sipas The Mirror, në vitin 2019 ai i dhuroi një rezidencë në Bevery Hills dhe jo një rezidencë të zakonshme, por vilën e tyre gjatë martesës. Kur Brad mori vesh që ishte në shitje, e bleu vilën për 79 milionë dollarë, pothuajse 8 herë më shumë se çmimi që e shiti.
Sipas burimeve pranë çiftit, “humbja e shtëpisë së tyre të ëndrrave përkeqësoi dhimbjen e divorcit” për Jennifer pasi “ishte një nga keqardhjet e saj më të mëdha.” “Jen ishte pa fjalë”, tha burimi. “Ajo nuk mund ta besonte. Ishte shtëpia e saj e ëndrrave kur ata u martuan dhe gjithmonë i vinte keq që nuk ia bleu Brad-it kur u divorcuan.”
Kuriozë për vilën? Ok, ka 5 dhoma gjumi, 12 tualete, një dhomë kinema, një lounge, një fushë tenisi, dy shtëpiza për miqtë./E.Ç