Gazment Bardhi u ka dërguar një mesazh deputetëve të Rithemelimit për shkuar në seancën e nesërme plenare në Kuvend ndonëse 23 prej tyre janë përjashtuar pas kaosit që kanë krijuar herët e fundit.
“Nesër e hënë, ora 17:00, është planifikuar seanca e radhës plenare. Pavarësisht vendimit të përjashtimit arbitrar, i cili parashikon përjashtimin tonë për 11 ditë, ne duhet të jemi të gjithë në seancë. Për këtë qëllim, mblidhemi të gjithë bashkë në orën 16:30 për të shkuar në grup në seancë.
Ndërkohë, mbledhja e radhës e grupit do të zhvillohet si zakonisht, të martën, datë 31 Tetor, ora 13:00. Ju përshëndes!”, shkruhet në mesazhin e Bardhit drejtuar deputetëve të Rithemelimit./ S.M