“Droga e përdh*nimit ka hyrë në Shqipëri”/ Eksperti: Të bën të “vdekur” nga pafuqia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço ka ngritur shqetësimin për drogën që po përhapet gjerësisht në vendin tonë, GHB, ose siç quhet ndryshe droga e përdhunimit.

Gjatë një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, ai shpjegoi se si ndërvepron kjo drogë dhe efektet që shkakton tek njeriu.

Ky vit ka pasur një specifik sepse nga 40 vrasje që llogarisim deri tani, kemi 12 vrasje ndaj femrave . Pra është rekord.

Është bërë shumë aktuale dhe në Shqipëri kjo. Këto drogëra nuk kishim ndonjë traditë të madhe që i përdorim, por kemi pasur një tendencë për të futur sintetike këto dy vite, sidomos pas pandemisë nga këto festivale ndërkombëtare, ka filluar në Shëngjin, më pas në Bashtovë, për të vijuar në Dhërmi, ku pati edhe një hetim. GHB është droga sintetike e përdhunimit, kështu quhet në të gjithë botën.

Është një lëndë, pa erë, pa ngjyrë dhe pa shije. Është pluhur por edhe ampulë. Mund ta hedhësh në gotë, fillon një lloj mpirje. Është anti-depresant, ti relaksohesh, ulen rrahjet e zemrës, humbet ndërgjegjen dhe mundësinë e  reagimit, mund të jetë edhe vdekjeprurëse. Janë arrestuar edhe persona që vinin nga Anglia.

Duket se ka gjetur treg në Shqipëri nga këta grabitqarët që synojnë femrat, që duan edhe të shfrytëzojnë sepse është e problemi i kujtesës sepse nuk mban mend gjë. Duhet të ketë kontroll për 24 orë sepse nuk mund të gjesh më asgjë pas 24 orësh.

Rasti i 26-vjeçares është i dyshuar, thonë që ia kanë hedhur në pije. Por ende nuk dihet. Kemi pasur taksisë, që marrin të rinj pasi mbarojnë festa në clube dhe kanë një sjellje të humbur. Ajo është një ampulë, por organizimi varet sesi e përballon. Është edhe e frikshme dhe duhet sa më shumë sensibilizim”, tha ai.

Lexo edhe :  “Regjimi i Putin duhet të humbasë”, Zelensky në Tiranë: Dështimet e tij janë siguria jonë

Gjithashtu ai theksoi se GHB nuk është më shumë se 20-25 euro dhe zhduket nga trupi pas 24 orësh.

Jam në dijeni që në paketën e sigurisë që u miratua këtë vit, është një iniciativë që ndërmerr policimi në komunitet, por jo deri në masën që flasim ne sepse mosha e tyre disa terma nuk i kuptojmë”, u shpreh ai.

Ndër të tjera shton se ka edhe qendra online ku mund të porosisësh drogë.

“Është ulur mosha e të rinjve që fillojnë ti provojnë, nga 14 kanë nisur në 12. Këta njerëz që fillojnë kaq shpejt, në moshën 30-vjeçare fillojnë bëhen për psikolog dhe për psikiatër”, tha ai./   S.M

Të fundit

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për procesin e zgjerimit të BE, si u ndanë votat

Parlamenti Evropian ka miratuar të enjten një rezolutë për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE), përmes së cilës...

Botohet një herë në katër vite çdo datë 29 shkurt, ja cila është gazeta e veçantë

Ekziston një gazetë në botë që botohet 1 herë në 4 vite dhe ajo gjendet në Francë. Gazeta satirike “La Bougie du Sapeur” ka dalë...

Nuk ndalet debati mes dy aktoreve në BBV, Julja përplaset me Eglën: Do dalësh…

Dy aktoret, Julja Ilirjani dhe Egla Ceno, vijojnë të mos kenë një marrëdhënie të afërt në “Big Brother VIP”, madje në të shumtën e...

Samiti/ Ekspertja e ekonomisë: BE përpjekje për ta përfshirë Ballkanin Perëndimor në BE

Në një intervistë televizive, ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj u shpreh se ka përpjekje të shtuar për ta përfshirë Ballkanin Perëndimor në union. Ajo shti...

A do të vizitoni Kosovën? Ja përgjigja epike e kryeministrit shqiptar të Maqedonisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, tha se nuk ka marrë ftesë ende për ta vizituar Kosovën. I pyetur nga gazetarët pse nuk e...

Lajme të tjera

Web TV