Seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvend nisi dhe përfundoi me tensione, ku deputetët e Foltores, të grupimit Berisha-Bardhi shkaktuan kaos, por pati edhe përplasje fizike.
Deputeti demokrat, Bledion Nallbati goditi deputetin socialist, Vullnet Sinaj, teksa ky i fundit po mbante fjalën nga vendi i tij.
Edhe pas përfundimit të seancës, Nallbati dhe Sinaj u konfliktuan sërish, por u ndanë nga deputetët që gjendeshin aty.
Megjithatë, duket se Nallbati nuk pati shenjë pendese, kur u pyet nga mediat, nëse është distancuar nga dhuna.
“Nuk kam asnjë koment”, ishte përgjigja e Nallbatit për mediat./I.S