Osmani tha në një konferencë të përbashkët për media se takimi i sotëm u fokusua në planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, të cilin e prezantoi presidentja von der Leyen, të cilin e quajti hap të rëndësishëm drejt integrimit tonë në tregun e përbashkët europian
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kishin diskutuar kryesisht për planin e ri të rritjes për Ballkanin Europian.
Osmani tha në një konferencë të përbashkët për media se takimi i sotëm u fokusua në planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, të cilin e prezantoi presidentja von der Leyen, të cilin e quajti hap të rëndësishëm drejt integrimit tonë në tregun e përbashkët europian.
“Ky plan parasheh mbështetjen e Bashkimit Europian nëpërmjet rritjes së asistencës financiare për reformat të cilat duhet të ndërmerren në procesin integrues”, tha presidentja./I.S