Të dielën ndryshoi ora/ Ky është vendi që nuk i zhvendosi akrepat e orës për herë të parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dielën, banorët e Groenlandës nuk i kthyen akrepat në kohën e dimrit për herë të parë. Qeveria e Groenlandës vendosi në nëntor të vitit 2022 të shfuqizojë orën verore dhe dimërore.

Ishulli më i madh në botë është zyrtarisht pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, por në praktikë është kryesisht vetëqeverisës.

Në vend që të kthejnë akrepat e orës, autoritetet groenlandeze kanë vendosur të qëndrojnë përgjithmonë në zonën kohore UTC/GMT-2.

Të dielën, pjesa më e madhe e Europës, përfshirë Danimarkën, zhvendosën orët e tyre një orë pas. Megjithatë, në Grenlandë, në vend të katër orëve të mëparshme, do të jetë tre orë më pak se në Danimarkë.

Qyteti i vogël i Itokortormit në lindje të Grenlandës është e vetmja pjesë e ishullit që ktheu orën pas të dielën.

Ndërkaq, me zhvendosjen e akrepave të orës një orë mbrapa, nga ora 3:00 në 2:00, ka mbaruar koha verore dhe ka nisur llogaritja dimërore e kohës.

Lëvizja e orës ndikon negativisht në shëndetin e popullatës dhe mund të qëndroni pozitivë duke përdorur zakone të caktuara.

Llogaritja verore e kohës u krijua për t’u dhënë njerëzve një orë shtesë të ditës, por realiteti është se ndërsa dimri afrohet dhe nata bie më herët, shumë njerëz e fillojnë dhe e përfundojnë ditën e tyre të punës në errësirë, me pak mundësi për të kaluar kohë në dritën e diellit./   S.M

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV