Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Çështja Berisha/ PD kalon në “planin C”, tensione në Parlament, revoltë në rrugë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca plenare u zhvillua mes kaousit dhe përplasjes fizike mes deputetit të Partisë Socialsite Vullnet Sinaj dhe atij demokrat Gledion Nallbati. Sali Berisha dhe deputetët e Rithemelimit përsërisin skenarin e javës së kaluar me qëllim krijimin e kaosit për të ndërprerë punimet e parlamentit.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe në seancën e djeshme parlamentare. Skenari i Sali Berishës dhe i deputetëve të Rithemelimit ishte i qartë, krijimi i kaosit për të penguar zhvillimin normal të seancës parlamentare. Me peshën e rëndë të akuzës së ngritur në SPAK për korrupsion për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani Berisha tregoi edhe një herë atë që di të bëjë më mirë. Deputetët e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialsite u përleshën fizikisht bashkë duke e kthyer në kaos Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët e opozitës kërkonin që kolegët e tyre të mazhorancës të mos e merrnin fjalën gjatë punimeve të djeshme. Por, ligjvënësit socialistë kanë vijuar të flasin nga vendi, dhe kjo bëri që situata të përshkallëzohej. Ky i fundit ishte duke folur nga vendi në momentin kur situata u përshkallëzua në përplasje fizike. Deputeti i PD-së Flamur Noka, i cili ka bërë “zhurmuesin” që nga nisja e seancës, duke mos lejuar deputetët e PS-së të flasin është përplasur fizikisht me gardën. Noka është kapur nga kamerat teksa shtyn me duar rojen e gardës, teksa ky i fundit nuk e lejon t’ju afrohet deputetëve. Ndërsa kishin bllokuar foltoren, deputeti socialist Vullnet Sina ka qenë duke folur nga karrigia e tij. Në një moment deputeti i Rithemelimit Gledion Nallbati i është afruar me qëllim që ta ndalojë së foluri Sinën. Fillimisht ka qenë përplasje verbale më pas ka vijuar në përplasje fizike madje në një moment e ka goditur me grusht deputetin socialist, Vullnet Sina. Seanca zgjati vetëm disa minuta dhe pas përplasjes fizike,  gazetarët u larguan nga salla. Ndërkohë u njoftua dhe përjashtimi i Gledion Nallbati. Pas disa minutash seanca vijoi por u ndërpre sërish pas disa minutash pasi deputetët e Rithemelimit nuk linin deputetët të flisnin. “Keni ardhur me paramendim për të bllokuar seancën”, i tha Nikolla deputetëve të opozitës dhe më pas ndërpreu seancën. Në kushte të kaosit në sallën e Kuvendit, kryeparlamentarja Lindita Nikolla u detyrua që të ndërpriste seancë, e cila vijoi me dyer të mbyllura. Opozita ka krijuar sërish kaos në Kuvend. Teksa deputetja e PS Pranvera Resulaj po mban fjalën e saj nga vendi deputeti i PD Flamur Noka i ka shkuar pranë tavolinës dhe shihet teksa flet i tensionuar pa mikrofon në drejtim të saj. Noka shihet teksa i bie tavolinës dhe nuk rresht së thëni “turp, turp”. Gjatë përplasjes fizike dhe verbale mes deputetëvë ditën e djeshme në parlament, deputeti demokrat Gaz Bardhi ka tentuar të çajë kordonin e punonjësve të gardës për të shkuar drejt kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës.

Lexo edhe :  Çfarë i ndodhi? Fatos Nano përfundon në spital

Reagimi i Berishës

Një provakacion ndaj opozitës e ka cilësuar Sali Berisha përplasjen fizike në Parlament mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës në nisje të seancës së djeshme parlamentare. Një lidhje live me Facebook-un e tij, Berisha akuzoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla si shkatërrimtare të parlamentit, që sipas tij zbaton urdhrat e Ramës dhe jo ligjet dhe kushtetutën. “Kjo skenë përbën një provokacion të ulët ndaj opozitës. Këta hajdutë që kanë humbur çdo normë morale e etike, ligjore na përjashtojnë ne deputetëve të opozitës nga të drejtat kushtetuese një nga të drejtat më themelore. Është e drejta e tij të ngrejë komisionin hetimor parlamentar për të bërë transparencën për problemet e mëdha. Kjo e drejtë nuk mund ti mohohet askujt. Por kjo nuk ndodh se Edi Rama mbërthyer nga korrupsioni. Nikolla shërbëtore e turpshme Edi Ramës që kushtetutën e ligjet i zëvendëson me urdhrat e Ramës. Kjo është shkatërrimtare e parlamentit dhe parlamentarizmit”, u shpreh Berisha. Ai shprehu vendosmërinë e opozitës për të mbrojtur kushtetutën me çdo kusht. “Ne jemi të vendosur ta mbrojmë kushtetutën me çdo sakrificë këta që mendojnë se mund të shkelmojnë kushtetutën janë banditë bandë e turpshme që s’kanë as moral as ligj. Ramës i ka ardhur fundi. Opozita e vendosur që të mbrojë me të gjithë forcën deri në sakrificën sublime të drejtën e saj kushtetuese”, tha Berisha.  Pas kaosit dhe sjelljeve të dhunshme nga Kuvend nga ana e tij dhe e deputetëve të Rithemelimit Sali Berisha jashtë seancës është përplasur dhe me gazetarët pasi u pyet nëse po e përdor parlamentin dhe deputetët që e mbështesin për betejën e tij me drejtësinë, e cila e la në masë sigurie “detyrim paraqitje” për aferën e ish-kompleksit Partizani. “Po mbrojmë kushtetutën që është jetike. Të mbrohet kushtetuta nga kriminelë si Edi Rama”, tha Berisha. “Mazhoranca mund të përjashtojë deputetët por popullin nuk e përjashton dot. Do përdoren të gjitha format e qëndresës parlamentare, ne jemi të vendosur të mbrojmë pluralizmin demokrat”, shtoi më tej ai.

Reagimi i Bardhit

Në një prononcim për median jashtë Kuvendit, deputeti Gazmend Bardhi deklaroi se do të vijojë aksioni i krijimit të kaosit në Kuvend si aksion për të ndaluar maxhorancën që kërkon të asgjësojë opozitën. “Sa kohë ne nuk lejohemi të bëjmë punën tonë, maxhoranca ka vendosur asgjësimin e parlamentit. Përmes asgjësimit të opozitës maxhoranca kërkon që të ketë një parlament njëpartiak ne deputetët e opozitës jemi të vendosur për të mos lejuar normalitetin në seanca plenare”, tha Bardhi.

 

Të fundit

Shqiptarët ikin për të punuar/ Mjekë, infermierë, po emigrojnë me kontrata të rregullta

Në 2023 Gjermania dha gati 5 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë që kanë shkuar...

Synojnë të vjedhin profilet e “FB”, policia apel qytetarëve: Mos i hapni këto mesazhe

Policia dhe Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga një skemë mashtrimi kibernetike...

Zbulohet skema e mashtrimit në “WhatsApp”, si të mbroheni nga vjedhja e të dhënave

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Policisë së Qytetit Tiranë ka bërë të ditur se gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve...

“Show humori të ri”/Agron Llakaj prezanton projektin e ri, largohet nga Vizion Plus?

Aktori i humorit Agron Llakaj do të vijë këtë sezon me një emision të ri humori. Ai ka postuar në Instagram një video promo...

Koçiu në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”: Pajisje të teknologjisë së fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, inspektoi sot punimet në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, ku po përfundon modernizimi i infrastrukturës...

Lajme të tjera

Web TV