Deputeti demokrat pendohet për grushtin ndaj socialistit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati është penduar për grushtet në seancën e djeshme të parlamentit.

Ditën e sotme teksa po futej në Kryesinë e Kuvendit për mbledhjen e komisioneve parlamentare, Nallbati u shpreh për mediat se incidenti nuk nderon askënd.

“Unë mendoj që Shqipëria ka halle më të mëdha. Nuk ja vlen që media të merret me një incident që nuk nderon askënd” tha ai.

Komisioni i Etikës pritet që ta përjashtojë me 10 ditë deputetin demokrat pasi u përplas fizikisht me socialistin Vullnet Sinaj. Masa pritet që të merren edhe për deputetë të tjerë të PD-së që bllokuan seancën.

Kuvendi dje ishte një kaos për shkak të përplasjeve mes deputetëve.

Sali Berisha dhe mbështetësit e tij bllokuan foltoren duke kërkuar që garda të dalë nga salla.

Jo vetëm kaq, por deputetët e PD-së nuk lejuan as socialistët që të merrnin fjalën nga vendi.

Kjo solli përplasje fizike mes deputetit të PS-së, Vullnet Sinaj dhe deputetit të “Rithemelimit”, Bledion Nallbati.

Ky i fundit i fiku mikrofonin, ndërsa përplasja mes tyre degradoi deri në përplasje fizike. U desh ndërhyrja e deputetëve të tjerë dhe Gardës për të qetësuar situatën. Deputetit i opozitës Nallbani u përjashtua nga parlamenti ndërsa seanca u ndërpre për disa minuta.

Edhe pas rinisjes së seancës sërish deputetët demokratë nuk i lanë socialistët që të flisnin./   S.M

Të fundit

I dënuar për disa krime, riatdhesohet emigranti parë që mbahej në Gjadër

Është riatdhesuar drejt vendit të origjinës nga Qendra e Riatdhesimit në Gjadër, emigranti i parë i huaj që qëndronte...

Tërmeti në Mianmar zbulon Pallatin Mbretëror të varrosur prej shekujsh

Një tërmet shkatërrues në Mianmar zbulon rrënojat e pallatit mbretëror nga dinastia Konbaung, të fshehura nën qytetin antik të Inwa. Tërmeti me magnitudë 7.7...

Arbër Hajdari për fitoren e Gjestit/Gjysma jonë më e mirë Kosova, mori atë që e meritonte

Gjesti ka arritur të shpallet fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania 4, duke u kurorëzuar si kampioni i këtij sezoni. Pas...

“Fuqitë e lanë te porta e…”/ Historia tragjike e mikut personal të Zogut

Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim...

Paundi në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 20 prill 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.8 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV