I preferuari i vajzave/ Lorik Cana zbulon detaje nga jeta e tij bashkëshortore: Xheloze..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale, teksa pranoi se bashkëshortja e tij, Monica ka qenë “tmerrësisht xheloze, e sëmurë”.

Por theksoi se me kalimin e kohës, niveli i saj i xhelozisë ka kaluar nga “tmerrësisht, u bë në shumë”.

Megjithatë, Lorik Cana shtoi se vetë ai nuk është xheloz për partneren dhe është shumë liberal.

“Ka qenë një mbështetëse dhe krah i rëndësishëm për mua. Monika ka qenë tmerrësisht xheloze, në pikë sëmundje. Por nga kjo pikë u ul, nga tmerrësisht u bë shumë xheloze. Dmth një gradë pak më poshtë. Kurse unë jam shumë liberal. Unë insistoj që ajo të dalë, se pyes ku dole, sa u vonove”, u shpreh ai në emisionin “Më lër të flas”.

I pyetur a do të bëhej nëse do të bëhej trajner, ish-mbrojtësi kuq e zi u shpreh se “nuk është në planet e mia, s’është për mua”.

“Nuk kam zgjedhur karrierë trajneri, apo drejtuesi, sepse do ishte e pamundur të menaxhoj kohën. Nuk është absolutisht jo në planet e mia të jem trajner futbolli, nuk është për mua. Djali flet mirë shqip dhe kupton, por përton të flasë sepse kur u rrit kaloi 3 vite këtu dhe kjo e ndihmoi me gjuhën.

Ndërsa Enkeledës i flas shqip, por në shkollë bën anglisht dhe italisht. Kur i flas shqip, ma kthen në anglisht”, rrëfeu Cana./   S.M

Të fundit

Horoskopi 14 Janar 2025! Zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

Dashi Është një periudhë gjatë së cilës duhet të shihni përreth për të kërkuar zgjidhje të reja. Nëse ajo që...

“Katastrofa në Los Angeles, shtyhet sërish shpallja e nominimeve për Oscar”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka shtyrë për herë të dytë shpalljen e nominimeve për Çmimet Oscar të këtij...

Të paktën 10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Minas Gerais të Brazilit, raporton BBC. Këto rrëshqitje janë shkaktuar...

Rëndohet bilanci në Palestinë, mbi 5.000 të vrarë që nga 5 tetori

Të paktën 5.000 palestinezë janë vrarë dhe zhdukur në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Gazën veriore që nga 5 tetori”, raportojnë autoritetet lokale. “Rreth...

Ja ushqimet që duhet të konsumoni nëse jemi me grip apo ftohje

Dihet se vitamina C është “arma” e vitaminës kundër ftohjes. Por përveç portokalleve dhe agrumeve që janë burimet kryesore të tij, ka edhe 5...

Lajme të tjera

Web TV