Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Azgan Haklaj i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv deklaroi se Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit i është revokuar viza amerikane. Haklaj shtoi me tej se Meta është shumë afër ‘non gratës’.
“Ilir Meta i bëri presion SPAK-ut si Toto Rinna, duke u kërcënuar familjarët! Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit i është revokuar viza amerikane, dhe është shumë pranë ‘non gratës’.- tha Haklaj.
Më tej Haklaj, theksoi se për shkak të rëndësisë dhe protagonizmit politik në 33 vitet e demokracisë, hetimet dhe masat e marra ndaj Sali Berishës thyen mitin e të paprekurit nga drejtësia.
“Emri i Berishës është me rëndësishëm sepse është personazhi më i rëndësishëm i 33 viteve.
Kur ka rënë miti i Sali Berishës askush tjetër nuk është i paprekshëm nga drejtësia, përfshirë këtu edhe Ramën.
Rama është i prekshëm sepse Rama është pjesë e dosjes “Charls Mcgonigal”, u shpreh Haklaj./ S.M