Teksa opozita ka paralajmëruar se nuk do të lejojë zhvillimin normal të komisioneve, një skenar të tillë duket se ka menduar dhe për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Ndonëse disa prej deputetëve të opozitës, u përjashtuan dje nga punimet në Kuvend, ata nuk janë tërhequr dhe po tentojnë që të hyjnë sot në mbledhje, siç është Bardhi apo dhe Flamur Noka.
Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, një vazo me lule është rrëzuar në hyrje të sallës ku do të mbahet Konferenca e Kryetarëve. Po ashtu mësohet se deputetët e PD-se nuk kanë lejuar ministrin e Financave, Mete që të futet në mbledhje./ S.M