Kriza e blegtorisë, hiqet TVSH për importin e kafshëve të gjalla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka vendosur të heqë TVSH për importin me meshqerrave dhe bletëve për nxitur me tej zhvillimin e blegtorisë në vend e cila është përfshirë në krizë vitet e fundit nga rënia e numrit të krerëve bagëtive.

Kjo masë është parashikuar në Paketën Fiskale 2024. Projektligji për këtë qëllim parashikon  përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar për importimin e mëshqerrave dhe insekteve (përfshirë edhe bletët), sipas kodeve përkatëse në Nomenklaturën e Kombinuar të Mallrave.

Sipas MInistrisë së Financave synimi është nxitja e importit të tyre me qëllim rritjen e numrit të krerëve në vendin tonë; zhvillimin e sektorit të bletarisë, stimulimin e prodhimit bio dhe përdorimin e metodave inovative në bujqësi për kontrollin biologjik të insekteve të dëmshme.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sikurse shprehet në shkresën e saj drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në përputhje me Strategjinë për Bujqësinë, Zhvillimin Rural dhe Peshkimin 2021-2027, ka bërë një analizë të sektorëve, ku është evidentuar se për të arritur objektivat e përcaktuar nevojiten disa ndryshime në aplikimin e tatimit mbi vlerën e shtuar për inputet bujqësore.

Në vijim të kësaj shkrese dhe, sipas kërkesës së parashtruar nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Erion Braçe, me anë të këtij projektligji propozohet përjashtimi nga tatimi mbi vlerën e shtuar për importimin e:

Mëshqerrave të racës së pastër për riprodhim dhe insekteve.

Ky propozim synon nxitjen e importit të mëshqerrave dhe insekteve (përfshirë edhe bletët), me qëllim rritjen e numrit të krerëve në vendin tonë, zhvillimin e sektorit të bletarisë, stimulimin e prodhimit bio, duke eliminuar përdorimin e hormoneve dhe praktikave të zakonshme, si dhe përdorimin e metodave inovative në bujqësi për kontrollin biologjik të insekteve të dëmshme, e cila, për rrjedhojë, do të ndikojë pozitivisht në rritjen e cilësisë së produkteve dhe përmirësimin e imazhit të produkteve vendase, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Të fundit

Topalli takim me emigrantët në Itali: Diaspora, potencial për të ndryshuar Shqipërinë

Në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli, ka zhvilluar një takim...

Plas sherri në “Big Brother”, banori i ri puth Eglin, shpërthen Gjesti: Mos e prek…

Mjaftuan vetëm pak orë që banori më i ri i “Big Brother Vip”, Vserlo, të kthente shtëpinë “përmbys”. Pas përfundimit të spektaklit ai iu afrua...

Megi humbi jetën ditën e Dashurisë, çifti ishte fejuar dy muaj në parë!

Detaje të tjera kanë dalë në dritë lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në Pishkash më 15 shkurt, ku humbi jetën 20-vjeçarja Megi Xhetani...

Pse evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Donald Trump?!

Tradhtia e Ukrainës është një paralajmërim i fundit për Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e saj kontinental që të investojnë më shumë energji dhe...

Mbreti Charles uron 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar ka uruar popullin e Republikës së Kosovës me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë. Në letrën e Mbreti...

Lajme të tjera

Web TV