‘Makthi’ më i madh i Evropës po rikthehet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vështirësitë ekonomike kanë përgatitur një terren pjellor për populizëm

Edhe “motori ekonomik” i Evropës, Gjermania, tani po ngadalësohet. Gjermanët po vuajnë nga rritja më e madhe e çmimeve që nga ribashkimi i vendit, për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Rritja e kostove të energjisë ndihmoi në nxitjen e një recesioni që ekspozoi dobësitë ekonomike. Ndërkohë, rritja e pabarazisë po nxit ringjalljen e forcave politike të ekstremit të djathtë. Pasi arriti kulmin në 11.6 për qind tetorin e kaluar, inflacioni në ekonominë më të madhe të Evropës mund të zbutet në 6.4 për qind këtë muaj, sipas një sondazhi të “Bloomberg” me analistë. Por rritja e çmimeve të çdo gjëje, nga benzina te gjalpi, së bashku me rritjen e paprecedentë të normave që BQE ka nisur si përgjigje, janë të dhimbshme.

Ashtu si një shekull më parë, vështirësitë ekonomike kanë përgatitur një terren pjellor për populizëm. Mbështetja për AfD-në e Gjermanisë është rritur në nivele të larta rekord muajt e fundit, duke e pozicionuar partinë e ekstremit të djathtë përpara Social Demokratëve (SPD) të qendrës së majtë të kancelarit Olaf Scholz.

Simpatizantët e AfD janë veçanërisht të pakënaqur me jetën dhe ekonominë e tyre sesa votuesit mesatarë, sipas Marcel Fratzscher, i cili drejton institutin DIW. Me stagnimin e prodhimit gjerman, gjërat mund të përkeqësohen edhe më shumë. Për të varfërit, rritja e inflacionit ishte veçanërisht e theksuar në kostot e ushqimit. Inflacioni mund të ngadalësohet më tej, por çmimet nuk kanë gjasa të bien, sipas “Bloomberg”.

Në të njëjtën kohë, qeveria po redukton masat mbështetëse që ndihmuan qytetarët t’i mbanin faturat e tyre të ngrohjes të ulëta pasi lufta në Ukrainë solli rritje të çmimeve të energjisë./I.S

Të fundit

Vatikani publikon foton e parë të Papës që nga shtrimi në spital

Vatikani ka publikuar foton e parë të Papa Françeskut që nga shtrimi i tij në spital. Fotografia tregon Françeskun në...

Dëshironi të bini nga pesha vetëm duke ecur? Zbuloni sekretin që fshihet pas

Për të ruajtur një trup të shëndetshëm, dy faktorët kryesorë janë aktiviteti fizik i rregullt dhe një regjimi i shëndetshëm ushqimor. Nëse këto dy...

Sula, pranë prehrit të doktorit? PD liron një vend në listë të hapur në Elbasan

Rebelimi i Dashnor Sulës duket se po jep rezultat. Partia Demokratike ka liruar një vend në listë të hapur për qarkun e Elbasanit, kur...

Erdogan kërkon nga Trump heqjen e sanksioneve për F-35.

  Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump ku Erdogan shprehu besimin e tij të plotë se...

Dëmtohet sulmuesi i Anglisë, mungon në ndeshjen ndaj Shqipërisë

Cole Palmer do të mungojë për Anglinë në startin e eliminatoreve të Kupës së Botës. Për shkak dëmtimi, Palmer nuk do jetë gati për...

Lajme të tjera

Web TV