“Rrugë pa kthim”/ Bardhi vë në ‘lëvizje’ deputetët e opozitës: Do të bllokojmë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen diskutimet brenda mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku është folur për aksionin opozitar.

Është mësuar “rruga që do ndjekin” demokratët, mes tyre dhe qëndrimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Ky i fundit pasi ka falënderuar opozitarët për aksionin të hënën në Kuvend, ku pati edhe përplasje fizike, theksoi se opozitës nuk i është lënë asnjë rrugë tjetër. Ai theksoi se nuk do të lejojnë që të poshtërohen.

“Faleminderit të gjithëve për aksionin që zhvilluam të hënën në Kuvendin e Shqipërisë. Më besoni që është jetike për opozitarizmin në vend ky reagim, pasi mazhoranca nuk na ka lënë asnjë rruge tjetër dhe kërkon të na poshtërojë.

Ne nuk mund ta lejojmë këtë. Ne do të vazhdojmë të jemi shumë të vendosur në kërkesat tona.

Jetë parlamentare normale nuk do të këtë, pasi na është mohuar çdo e drejtë për Komisionet Hetimore Parlamentare ai dhe për ndryshimin e anëtarëve ne komisionin e posaçëm te reformën zgjedhore.

Përveç se nuk do të këtë jetë parlamentare, ne do të bllokojmë normalitetin e komisioneve parlamentare. Sot (dje) propozoj që ne mbledhjen e Sekretariatit të Etikes të shkojmë të gjithë deputetet, pasi vendimmarrjen e tyre janë abuzive.

Do të bllokojmë punimet e këtij sekretariati. Ndërsa nesër (sot) qe në orën 9:30 do të jemi të gjithë në Konferencën e Kryetareve për të bllokuar edhe aty punimet e kësaj mbledhjeje. Të kemi te qarte që kjo është një rrugë pa kthim.

S’mund te lejojmë që mazhoranca të na nëpërkëmbë dhe të na poshtërojë. Kjo do të marre fund”, tha Bardhi./  S.M

Të fundit

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind...

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Rama apel diasporës për t’u regjistruar: Ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Rama u kërkoi...

“Para lindjes së diellit”, nata që ndau botën e ndjenjave njerëzore

Nga Leonard Veizi Ajo është një ngjarje e konsideruar minimaliste, por që përbëhej nga monologë të zgjeruar e dialog personazhesh, e ku u eksploruan tema...

Lajme të tjera

Web TV