Ndëshkim kush nuk lëshon faturë/ Paketa Fiskale 2024, 50 mijë lekë gjobë për kuponin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bizneset e mëdha që nuk lëshojnë faturë tatimore kur shesin mallra apo kur furnizohen me mallra në rastet ku janë subjekte të “vetëfaturimit” do të gjobiten me 500 mijë lekë në rast se gjenden dy herë në shkelje brenda vitit.

Ky trefishim i gjobës është i parashikuar në ndryshimet e ligjit për procedurat tatimore dhe është pjesë e paketës fiskale për vitin 2024.

“Gjobë prej 50 000 lekësh për tatimpaguesit e tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi apo vetëpunësimi, gjobë 100 000 lekë për tatimpaguesit e tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi apo vetëpunësimi me TVSH-në, gjobë 500 000 lekë për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin korporativ”, thuhet në projektligj.

Ministria e Financave thotë se shkak për këto ndryshime është bërë ruajtjen e proporcionalitetit të dënimeve në përputhje me shkeljen tatimore, lidhur me shkeljet për mos-lëshimin e faturave dhe të faturave shoqëruese, nga tatimpaguesi.

Në ligjin aktual gjoba për këtë shkelje për bizneset që janë subjekt i tatimit mbi fitimin koperativ është në vlerën 150 mijë lekë.

Po ashtu të gjitha kategoritë e bizneseve që nuk lëshojnë faturë tatimore në shkeljen e parë kanë masa penaliteti nga 25 deri në 75 mijë lekë, në varësi të madhësisë së biznesit./   S.M

Të fundit

Përmbledhje e rastit të gjyshes dhe babait që abuzonin me djalin e mitur në TikTok

Dje, 67-vjeçarja Natasha Rombula dhe djali i saj, Armando Kumaraku, 44 vjeç janë arrestuar nga policia, për shkak se...

Dita Ndërkombëtare e Minatorëve/Protestë për miratimin e statusit të veçantë

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Minatorëve, minatorët po mbajnë sot protestë para Ministrisë së Infrastrukturës. Ata kanë kërkuar miratimin e statusit të veçantë, ndërsa kanë...

Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta gazetarja Afërdita Selimi

Ndahet nga jeta gazetarja e Radio Televizionit Shqiptar Afërdita Selimi. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi nga Lidhja e Gazetareve Ekonomike te Shqiperise Me...

Përfundojnë në spital nga helmimi 11 punonjëset e një fabrike në Fier, çfarë ndodhi?

Një punëtor i fabrikës që do të ruaj anonimatin pasi ka frik se e heqin nga puna, ka thënë për Top Channel se janë...

Letra publike e të “mençurve”, kundër “budallenjve” në televizione!

Një letër publike, një peticion, i nënshkruar nga disa figura të njohura të shkencës(kryesisht historisë dhe gjuhësisë), shkaktoi reagime. U cilësua si një lloj...

Lajme të tjera

Web TV