Një treg i madh me mundësi globale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspozita e 6-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës do të zhvillohet nga 5 deri më 10 nëntor në Shangai.

Në këtë ekspozitë do të mirëpriten mysafirë nga 154 vende, rajone e organizata ndërkombëtare. Më shumë se 3 00 ekspozues dhe 394 000 vizitorë profesionistë janë regjistruar.

Numri i kompanive të listës “Fortune 500” dhe kompanive kryesore të industrive përkatëse që marrin pjesë në ekspozitë ka arritur në 289, numri më i lartë në historinë e Ekspozitës së Importit.

Si ekspozita e parë në nivel kombëtar me temën e importit, Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës mendohet si një platformë e rëndësishme që kompanitë e huaja të zhvillohen në tregun kinez.

Nëpërmjet Ekspozitës së Importit, kompanitë e huaja mund të njohin thellësisht tregun kineze dhe të prezantojnë mallrat e përshtatshme për kompanitë kineze dhe konsumatorët kinezë.

Ekspozita e Importit është bërë një dritare e formimit të modelit të ri të zhvillimit të Kinës dhe platformë e nxitjes së hapjes me nivel të lartë. Kina është e përkushtuar për krijimin e një ekonomie botërore të hapur dhe për të ndarë së bashku me botën potecialet dhe rastet e zhvillimit.

Sipas statistikave të Ministrisë së Tregtisë, sivjet nga janari deri në shtator, numri i ndërmarrjeve të reja me investime të huaja në Kinë arriti në 37 814 dhe përdorimi real i investimeve të huaja nga industria e prodhimit ishte 262 miliardë e 410 milionë juanë, duke u rritur shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan CMG.

Kok Ping Soon, Kryezyrtar Ekzekutiv, Federata e Biznesit e Singaporit, lidhur me këtë ekspozitë shprehet se:

“Mendoj se Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës është një kontribut shumë i rëndësishëm i Kinës për globalizimin. Është një demonstrim i përkushtimit të Kinës për liberalizimin e vazhdueshëm të tregtisë, për lehtësimin e investimeve dhe hapjen e ekonomisë së saj të konsumit ndaj botës”.

Ndërkohë Zhou Wen, drejtor biznesi i departamentit të CT-së në “Siemens Healthineers” nënvizon se:

Lexo edhe :  "Mbylleni këtë luftë të çmendur!" Trump humb durimin me Putin dhe Zelensky

“Ne kemi marrë pjesë në ekspozitë për gjashtë vjet radhazi, sepse mendojmë se Ekspozita e Importit jo vetëm që shërben si një platformë për të ekspozuar produkte dhe teknologji të reja, por gjithashtu ndihmon në nxitjen e komercializimit të tyre.”/   S.M

Të fundit

Numërohen 23% e votave në Fier, PS tejkalon pritshmëritë e socialistëve

Partia Socialiste parashikohet të marrë 12 mandate në Fier, nëse trendi do të vijojë me këto ritme, duke tejkaluar...

PS, fitore tej parashikimeve në Elbasan/ Ja si ndahen mandatet

Në Qarkun e Elbasanit, deri në orën 07:30 të mëngjesit të së hënës janë numëruar 28 përqind e votave. Në rast se trendi do të...

Përfundon numërimi në Fushë Arrëz, kryeson Partia Demokratike

Përfundon numërimi në Fushë Arrëz. Rezultati është si më poshtë: PD-ASHM 1315 vota PS 1137 PSD 621 Shqipëria bëhet 25 vota Ndërkohë forcat e tjera kanë marrë secila nga 3...

Mezi po presim qeverinë e re… që të na shpëtojë!

Nga Leonard Veizi U votua! Sovrani foli! U votua me dashuri. U numërua me emocione. Tani nisin akuzat Për fituesit – edhe këtë radhë do thuhet se ata...

Numërohen gati 20% e votave në Tiranë, ja si ndahen mandatet

Kur janë numëruar gati 20% e votave në Qarkun e Tiranës, parashikimi i ndarjes së mandatave favorizon Partinë Socialiste, që duket se do të...

Lajme të tjera

Web TV