Dhëndri i Berishës apelon vendimin: Më lironi pronat, i kam të ligjshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme avokatet e dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi kanë ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimin për sekuestron e pronave. Ai nga qelia, pretendon se pronat e sekuestruara janë nga burime të ligjshme.

Malltezi u arrestua në Rinas më 21 tetor me urdhër të SPAK, pas kallëzimit të bërë në vitin 2020 nga ministri i Brendshëm Taulant Balla lidhur me privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.

Malltezi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv.

Për të njëjtën çështje GJKKO ka caktuar masat e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe për Sali Berishën dhe sipërmarrësin Fatmir Bektashi.

Ish-kryeministrit i është ndaluar dalja jashtë shtetit dhe mbi të është ngritur akuza e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim./   S.M

Të fundit

Biseda telefonike me Putin, Trump: Më tha se admiron gruan time Melania

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar dje një telefonatë më shumë se dy orëshe me homologun rus Vladimir Putin,...

Shkodra Elektronike sjell projektin e ri pas suksesit në Eurovision

Pas suksesit në Eurovision dhe jehonës së krijuar për emrin e tyre, Shkodra Elektronike duket se nuk e ka në plan të ndalet. Grupi...

Nuk siguroi votat për mandatin e deputetit/ Qefalia: E rëndësishme është fitorja e PS-së

Xhemal Qefalia, kandidati i Partisë Socialiste, që mori gati 10 mijë vota, por që nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit në zgjedhjet e...

Idiotët që thonë se Joridës ja paska siguruar votat Rama, pranojnë që Berisha ka ngordhur

Gazetari Habjon Hasani ka komentuar sulmet e Adriana Kalasë, ndaj Jorida Tabakut, duke pretenduar se votat kësaj të fundit, ia paska siguruar vetë Edi...

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ Shqiptarët nuk do të humbasin asnjë ditë pune

Nga 1 Qershori do të nisë njohja e pensioneve me Italinë pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve. Olta Manjani, zv.ministrja e Ekonomisë, në një...

Lajme të tjera

Web TV