Deputetët demokratë Ervin Salianji, Edmond Spaho dhe Petrit Doda janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë, pas incidenteve që krijuan një ditë më parë në seancën plenare.
Komisioni i Etikës e zhvilloi mbledhjen on line për të shmangur skena të tjera përplasjesh në Kuvend.
Vendimi vjen pas kërkesës që mbante firmat e 15 deputetëve socialistë, për të vendosur masë disiplinore ndaj kolegëve të tyre demokrat Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spahos./ O.S