Bombardohet shtëpia e liderit të Hamasit nga dronat Izraelit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një dron izraelit qëlloi një raketë në shtëpinë e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Gaza, e cila është jashtë enklavës, njoftoi sot Radio Al-Aqsa e lidhur me Hamasin.

Nuk ka informacion nëse ndonjë anëtar i familjes së tij ndodhej në shtëpi në momentin e sulmit.

Haniyeh ka qenë jashtë Rripit të Gazës që nga viti 2019, duke lëvizur midis Turqisë dhe Katarit.

Të shtunën në mëngjes, ushtria izraelite njoftoi se trupat e saj kishin vrarë “dhjetëra terroristë” ndërsa operacioni i saj tokësor në Rripin e Gazës vazhdoi gjatë natës.

“Në një ditë më parë, ka pasur tentativa të shumta ndaj trupave të IDF nga tunelet dhe komplekset ushtarake në Rripin verior të Gazës,” tha IDF këtë mëngjes.

Ushtarët izraelitë vranë “terroristët”, gjetën armë të Hamasit dhe zbuluan boshte në tunele “të përdorura për qëllime terroriste”, sipas deklaratës.

Tanket izraelite shkatërruan gjithashtu “tre poste vëzhgimi të Hamasit” në veri të Gazës, ndërsa shumë luftëtarë të Hamasit u vranë në luftime. O.S

Të fundit

Rusia nuk dëshiron që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses

Studim të publikuar nga Instituti i Kosovës për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) theksohet se Rusia nuk e...

Elon Musk padit kompaninë OpenAI për tradhti të interesave të publikut

Elon Musk paditi kompaninë OpenAI dhe themeluesin e saj, drejtorin ekzekutiv Sam Altman, për atë që e quan tradhtim të qëllimit për t’i shërbyer...

Jepet pa kolateral/ Nisin aplikimet për kredinë studentore

Jepet pa kolateral, studentët e shlyejnë pas studimeve Studentët në Shqipëri për herë të parë këtë vit kanë mundësi të marrin kredi dhe ta shlyejnë...

Nga Kina tek vendet e rajonit, vrasja e 112 palestinezëve në Gaza nxit reagime të ashpra

Vdekja e të paktën 112 palestinezëve që po kërkonin ndihma humanitare në qytetin e Gazës nxiti reagime të shumta ndërkombëtare, një ditë pasi dëshmitarët...

Dy konkurrentët e ‘Për’ Puthen’ bëjnë të njëjtin tatto në takimin e parë

Një banore e re është bërë pjesë së fundmi në formatin ‘Për’ Puthen’. Bëhet fjalë për Erikën, e cila që në momentin e parë...

Lajme të tjera

Web TV