Plaga që kishte në kokë i kishte shkaktuar dëme të mëdha dhe Myrtaj nuk arriti të mbijetonte.
ITALI– Personi që po shikoni në foto është Klaudio Myrtaj, shqiptari që u vra me armë zjarri në Itali. I riu punonte në sektorin e ndërtimit dhe vetëm një ditë më parë u gjet i plagosur në një punishte në Cuneo të Italisë. Ai u dërgua në spital, por sot ndërroi jetë.
Plaga që kishte në kokë i kishte shkaktuar dëme të mëdha dhe Myrtaj nuk arriti të mbijetonte. Mediat italiane shkruajnë se shqiptare është qëlluar me silenciator. Ai jetonte prej dy vitesh në Caraglio. Shkaqet e kesaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende dhe karabinierët nuk kanë asnjë gjurmë të autorit deri më tani./I.S