Si në disa prej kryeqyteteve të botës, edhe në Tiranë është njoftuar mbajtja e një proteste në mbështetje të Palestinës.
Protesta që pritet të mbahet ditën e sotme, është ndërrmarë nga 6 shoqata: “Mexhlis”, “Ardhmëria”, “Thirrja në Mirësi”, “Tumed” dhe “Qendra për Kulturën Islame Evropiane” dhe “Ensar”.
Tubimi do të nisë në orën 12:00. Ai do të fillojë në sheshin Skënderbej dhe më pas do të marshohet deri në sheshin Nënë Tereza.
Në një njoftim për media të bërë nga organizatorët thuhet se protesta do të jetë në mbështetje të paqes dhe lirisë së popullit palestinez.
“Në këtë tubim do të bëhet thirrje për ndalimin e luftës, ndalimin e masakrave, genocidit dhe spastrimit etnik që po bëhen ndaj popullit palestinez në Gaza. Tubimi do të jetë konform ligjit.
Për të është bërë njoftimi i nevojshëm pranë organeve kompetente”, njoftojnë organizatorët.
Kujtojmë një protestë e tillë është zhvilluar edhe rreth para tre javëve në kryeqytet. Dhjetëra qytetarë tubuan në sheshin Skënderbej në përkrahje të popullit palestinez në Rripin e Gazës.
Ndër të tjera vlen të përmendet se në Shqipëri është një komunitet i vogël palestinez./ S.M