Ndarja nga jeta e Vladimir Priftit/ Begaj shpreh ngushëllimet: Frymëzim për brezat e rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Vladimir Prifti.

Presidenti Begaj e cilëson regjisorin “skulptor të imazhit”, i cili skaliti personazhe të pashlyer nga kujtesa e publikut, për të cilin thotë se është frymëzim për brezat e rinj të kinematografisë shqiptare.

Begaj i ka shprehur ngushëllimet më të thella familjarëve që humbën njeriun e tyre të dashur.

“Sot arti shqiptar humbi një ndër regjisorët më të talentuar dhe Shqipëria një intelektual pa kompromis, Vladimir Priftin.

Do të mjaftonin vetëm dy vepra, ikona të filmit shqiptar, si: “Udha e shkronjave” dhe “Flutura në kabinën time” për t’u përjetësuar emri i tij në plejadën e regjisorëve më të mirë shqiptarë, por vepra e tij përmban edhe shumë realizime filmash të tjerë.

Si skulptor i imazhit, ai skaliti personazhe të pashlyer nga kujtesa e publikut.

Artist, intelektual dhe, mbi të gjitha, njeri që e donte vendin e vet, Vladimir Prifti është frymëzim për brezat e rinj të kinematografisë shqiptare.

I shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjarëve”, shkruan Presidenti Bajram Begaj./ S.M

 

Të fundit

Ndyshimet që ndodhin në trupin tuaj nëse konsumoni xhenxhefil për një muaj

Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme të globit. Atë e gjejmë të freskët, të thatë e në...

Çfarë ndodhi? Zarf i zi në BBV! Ngjarja që tronditi banorët

Një tjetër ngjarje e pazakontë ka tronditur ditën e sotme shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Sara dhe Françeska thuajse kanë përfunduar në një përplasje...

Pse të gjithëve u pëlqejnë thashethemet?

Fundi i dashurisë mes Tottit dhe Ilary Blasi është vetëm shembulli i fundit i mrekullueshëm. Edhe dy njoftime për shtyp (një, padyshim) trumbetuan kudo për...

“Ke rënë brenda ore kafshë”, Silvi-Romeos: S’po bëj lojë, më pëlqen Erjola

Gjatë një bisede në BBV3 Romeo ngacmon Silvin për Erjolën. Ai dhe Julia e pyesin nëse vërtet ka pëlqim për të apo thjesht e...

Trump shënon sërish fitore, nuk ndal sulmet për kundërshtarin e mundshëm Joe Biden

Donald Trump fitoi një sërë garash presidenciale republikane të shtunën, duke iu afruar më shumë faktit i të qënit kandidati i partisë në zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV