Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Volos.
Një foshnjë 3 muajshe ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Fëmija po mbahej në krahë nga gjyshi i saj kur ndodhi tragjedia.
Sipas medieve greke, rreth orës 22:30, në kryqëzimin e rrugëve Iasonos dhe Antonopoulos në qendër të qytetit, një makinë me shpejtësi të madhe, duke bërë manovra të rrezikshme, ka marrë për vete një të moshuar, i cili po tentonte të kalonte rrugën, duke përqafuar nipin e tij.
Foshnja u rrëzua në trotuar dhe vdiq menjëherë./E.T