Vrasja e 34 vjeçarit shqiptar në Itali/ Dyshohet se u qëllua për motive xhelozie….

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Klaudio Myrtaj në Itali, 34 vjeçarit shqiptar që u qëllua me armë zjarri në kokë pasditen e së shtunës në Cuneo. Ai u gjet përtokë në një zdrukthtari pranë bashkisë së qytetit dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Cuneos por nuk mundi të mbijetonte.

Sipas mediave italiane, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie. Autori i ngjarjes, që është kapur nga kamerat e sigurisë, ka pritur sa të largohet pronari nga zdrukthtaria për të kryer krimin. Ai dyshohet të ketë përdorur një silenciator pasi askush nuk ka të dëgjuar të shtëna aty pranë.

Për këtë arsye, ngjarja është kategorizuar si vrasje me paramendim. Pronari i zdrukthtarisë ka dëshmuar në polici se kishte shkuar për të marrë benzinë pasditen e djeshme por ka qenë një klient që e kishte gjetur shqiptarin përtokë. Policia po merr në pyetje disa persona, mes të cilëve edhe e dashura e shqiptarit./I.S

Të fundit

Ndeshje e luftuar në “San Mames”, mbyllet në barazim pa gola sfida Bilbao-Barcelona

Barazim pa gola në takimin Athletic Bilbao-Barcelona. Sfida e luajur në “San Mames” prodhoi dëmtime dhe fare pak raste...

VIDEO/ Napoli mposht Juventusin dhe merr fitoren e dytë radhazi në Serie A

Fitore dramatike e Napolit përballë Juventusit. Kampionët në fuqi të Italisë triumfuan 2-1 në “Diego Maradona”. Kvicha Kvaratskhelia dhe Giacomo Raspadori shënuan golat e...

Ndyshimet që ndodhin në trupin tuaj nëse konsumoni xhenxhefil për një muaj

Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme të globit. Atë e gjejmë të freskët, të thatë e në formën e pluhurit. Xhenxhefili është...

Çfarë ndodhi? Zarf i zi në BBV! Ngjarja që tronditi banorët

Një tjetër ngjarje e pazakontë ka tronditur ditën e sotme shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Sara dhe Françeska thuajse kanë përfunduar në një përplasje...

Pse të gjithëve u pëlqejnë thashethemet?

Fundi i dashurisë mes Tottit dhe Ilary Blasi është vetëm shembulli i fundit i mrekullueshëm. Edhe dy njoftime për shtyp (një, padyshim) trumbetuan kudo për...

Lajme të tjera

Web TV