Zelensky: Lufta Izrael-Hamas po ia heq fokusin konfliktit në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është shprehur se lufta Izrael-Hamas po ia heq fokusin konfliktit në Ukrainë. Ai ka thënë se ky ishte një nga qëllimet e Rusisë e cila nisi një pushtim të Ukrainës në Shkurt të vitit 2022.

Duke folur në konferencën e së shtunës në Kiev me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Zelensky tha: Është e qartë se lufta në Lindjen e Mesme po ia heq fokusin Ukrainës.

Mes të tjerash, Zelensky mohoi që në Ukrainë të kishte një ngërç, pavarësisht një vlerësimi të fundit për këtë nga gjenerali më i lartë i vendit.

“Të gjithë po lodhen dhe ka mendime të ndryshme, por ky nuk është një ngërç“, tha Zelensky.

Kundërofensiva e Ukrainës në jug deri më tani ka bërë pak përparim. Kjo ka nxitur frikën e lodhjes nga lufta në mesin e aleatëve perëndimorë të Kievit, me ngurrim në rritje në disa kryeqytete për të vazhduar dhënien e armëve dhe fondeve të avancuara Ukrainës.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, mbrëmjen e djeshme konfirmoi se ushtarët ukrainas nga Brigada Sulmuese Malore 128 “Zakarpattia (Transcarpathia)” u vranë, dhe urdhëroi një hetim të plotë në atë që ai e përshkroi si “tragjedi”./e.t

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV